T’i thuash “Jo duhanit!” ndër shqiptarë, nuk është një urdhër që mund gjejë zbatim lehtë, nëse marrim parasysh faktin se jemi një popull me mentalitet të fortë duhanpirës dhe në rënditjen europiane rradhitemi të dytët për pirjen e duhanit, menjëherë pas turqve që kryesojnë listën.

Një fushatë sensibilizuese , e nisur në 5 shtator të këtij viti, me iniciativën e një grupi nismëtarësh të shoqërisë civile me mbështetjen e Ministrisë së Shëndetësië, synonte rritjen e shkallës së ndërgjegjësimit të opinionit publik për zbatimin e ndryshimeve që kanë hyrë rishtazi në fuqi në Ligjin për Mbrojtjen e Shëndetit nga produktet e duhanit. Sipas një vëzhgimi të realizuar nga ATSH , deri tani, kjo nismë ka rezultuar efektive.

Një nga jo-duhanpirësit e intervistuar nga ATSH-ja shprehet se “nuk kishte mundësi një herë që të hyjë në lokal për një kafe dhe mos krijohej nje mjegull tymi nga pjesa më e madhe që pijnë duhan”. Unë vetë jam i sëmurë dhe nuk më lejohet të qëndroj në ambjente të tilla, por edhe sikur mos isha, askush nuk ka të drejtë të më cënojë shëndetin duke marrë nikotinën e dëmshme që lëshohet nga duhani”.

Kësaj nisme iu bashkua qyteti i Korçës, më 11 tetor të këtij viti, ku ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj përcolli mesazhin me moto “Ne zgjedhim shëndetin”, duke mos lejuar duhanpirjen në ambjente publike.

“Shqipëria JO duhanit”, është një nismë e medias dhe shoqërisë civile me synim informimin dhe ndërgjegjësimin e publikut për t’i thënë jo duhanpirjes.

Deri më sot, ligji anti-duhan ka patur disa tentativa të mëparshme, por që kanë qenë të pasuksesshme. Në këtë kontekst, Lidhja e Gazetarëve të Shëndetit, menduan se roli i medias për rritjen e ndërgjegjësimit të popullatës është tejet i rëndësishëm. Jo se kjo nuk është bërë më parë, përkundrazi.

Me fillimin e kësaj nisme, gazetarët kanë qënë të vëmëndshëm ndaj thirrjeve për pasqyrim të takimeve dhe kontrolleve antiduhan, por thellimi i tyre në mesazhe më të forta, identifikimi i përmasave reae të së keqes së këtij fenomeni dhe ivestigimi i rasteve kur ligji kthehej në mjet përfitimi, asnjëherë nuk janë vënë në prioritet e politikave redaksionale të dhomave të lajmeve.
Në kuadër të moshës së cilës fillon të konsumohet duhani, është pikërisht mosha e pubertetit, pra kur fillon shpërthimi i hormoneve dhe ndryshimet fizike në trupin e njeriut, pra mosha e adoleshencës. Ndaj dokumentari i Lidhjes së Gazetarëve të Shëndetit për pasojat e duhanpirjes u shfaq në Shkollën e Mesme të Përgjithshme “Partizani” në Tiranë, me pjesemarrjen e nxënësve të viteve të dyta të shkollës.

Pikërisht, mosha e tyre 17-vjeçare, është edhe mosha që raportohet më së shumti si mosha e nisjes së duhanpirjes nga personazhet e dokumentarit të pergatitur nga LGSH-ja, por është edhe grupmosha që sipas të dhënave të ISHP-së, nis duhanpirja.
Më tej vijoi të shfaqej dokumentari “Shqipëria, Të Rinjtë, Duhani” në gjimnazin Ismail Qemali në Tiranë, në 28 tetor, në shkollën e populluar nga rreth 2000 nxënës nga kryeqyteti dhe rrethinat e tij.

Një vajzë 17 vjeçare nga shkolla Ismail Qemali është shprehur se “është rritur me tymin e duhanit nëpër shtëpi, për shkak se babai i saj ishte duhanpirës. Vitin e kaluar disa shoqe të saj e kishin ftuar gjatë një feste ta provonte, por pas tentativave të para, nuk kishte gjetur përshtatje me tymosjen. Pas atij momenti nuk kishte tentuar më dhe sot ishte kundërshtuese e fortë edhe ndaj tymosjes së babait në shtëpi, duke e detyruar atë që të paktën në mjediset e shtëpisë ta kufizojë duhanpirjen”.

Gjimnazi Qemal Stafa, ishte shkolla tjetër në kryeqytet për të sensibilizuar të rinjtë për mos konsumimin e duhanit, dhe shfaqja e dokumentarit “Shqipëria, Të Rinjtë, Duhani” , u bë në këtë gjimnaz , si një nga gjimnazet më të vjetra të kryeqytetit, i cili vitin e ardhshëm mbush 90 vjet nga dita e parë e hapjes së tij.
Transmetimi i këtij dokumenatari u ndoq edhe nga mësues të këtij gjimnazi, të cilët vlerësuan praninë e fenomenit të duhanprijes tek nxënësit e tyre dhe domosdoshmërinë e shtimit të takimeve të tilla informuese dhe ndërgjegjësuese për nxënësit.
Ulja e pragut të moshës kur nis duhanpirja në Shqipëri, e shtriu sensibilizimin e nismën “Shqipëria jo duhanit edhe në shkollat 9-vjeçare, duke filluar me një shkollë me emër në kryeqytet, siç është ajo “Emin Duraku”.
Diskutimi i një prej nxënëseve në këtë shkollë 9-vjecare , se si ajo që tashmë kishte personazhi i dokumentarit (I cili jeton me pompe oksigjeni), nuk mund të quhet më jetë, por mbijetesë, ishte mesazhi më i mirë që vetë nxënësit perceptuan për pasojat e duhanpirjes.

Pas shkollës 9-vjeçare “Emin Duraku” në Tiranë, Lidhja e Gazetarëve të Shëndetësisë iu rikthye sërish shkollave 9-vjeçare, pasi grupmosha 13-15 vjeç, raportohet të jetë mosha më delikate për nisjen e duhanpirjes. Shfaqja e këtij dokumentari për
14-15 vjeçarët e “Sabaudin Gabranit” ishte mesazh i fortë pasi ata vetë, njihnin efektet shëndetësore në detaje, duke filluar nga sëmundjet e mushkërive, ato kardio-vaskulare, etj., por edhe efektet “estetike”, si plakja e parakohshme apo zverdhja e dhëmbëve.

Qyteti i një mbi një dritareve, Berati i është bashkuar kësaj nisme në 22 nëntor, me aktivitetet e organizuara nën sloganin “Hidh cigaren, Zgjidh Jetën!” nga një grup aktivistësh, të veshur me uniforma “ShqiperiaJoDuhanit” ftuan në kalimtarët e Beratit, të fiknin cigaret në tasa të mëdhenj, duke shpërndarë edhe sticker-a ndërgjegjësues me këtë temë për qytetarët e pranishëm dhe njësitë tregtare përgjatë pedonales së qytetit.

Në perëndim treguesit shkencorë mbi fuqinë dhe rolin e Medias janë të konsiderushem dhe të qartë: fushatat e informimit publik kanë zvogëluar numrin e të rinjve fillestar në duhanpirje, kanë rritur numrin e duhanpirësve që kanë braktisur duhanin, e kanë bërë marketingun e indurstrisë së duhanit më pak efektive dhe kanë kursyer jetë dhe para për përkujdesje shëndetësore.
Vetëm dy vjet më parë Qendra për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve ne Washington, zhvilloi një fushatë mediatike kombëtare me qëllim zvogëlimin e duhanpirjes, të financuar nga qeveria amerikane.
Fushata e quajtur: “Këshilla nga ish duhanpirës” solli nëpër ekrane dhe faqe gazetash ish duhapirës të cilët po përballeshin në jetën e tyrë me sëmundje shkatërruese dhe paaftësi për shkak të përdorimit të Duhanit. Prestigjozja Mjeksore “The Lancet” në një nga vlerësimet e kohëve të fundit evidentoi faktin se fushata e “Këshillave nga ish duhanpirës” siguroi prova të forta se fushata mediatike funksonon.

Kryeinspektori i Inspektoriatit shtetëror shëndetësor Eltar Deda tha për ATSH-në se “kjo nismë, që në nisje të saj u krijua me seriozitet dhe vullnet për t’u realizuar”. Deda tha se “kjo nismë u ndërmorr nga vullneti politik dhe fakti që ne si strukturë u krijuam tani, u mor me shumë vendosmëri për të theksuar dhe rolin e krijimit tonë si strukturë. Nga ndryshmet që u bënë në 23 gusht, u vu re se çalonte ligji për duhanin dhe krijimi i strukturës sonë si strukturë më vete na dha autoritetin e mbiqyrjes dhe vendosjen e gjobave në raste abuzim si dhe garantimin e respektimit të kërkesave ligjore në fushën e shëndetit publik. Sigurisht, që nuk mund të lë pa përmëndur dhe rolin e shoqërisë civile në gjithë këtë fushatë sensibilizimi, krijimin e faqes “Shqipëria jo duhanit” si dhe prezencën e saj në takime të rëndësishme . Media, si asnjëherë më parë, iu bashkua kësaj nisme dhe kjo ishte një përkrahje tejet e rëndësishme”.

Ndërsa Kordinatori i nismës “Shqipëria Jo Duhanit”, Zamir Dedej është shprehur për ATSH-në se efektet pozitive të kësaj nisme janë ndjerë dhe janë bërë të dukshme për disa arsye.
“Së pari, doja të theksoja se kishtë ardhur momenti për vendimarje të rëndëishme për ti shërbyer shoqërisë sonë. Së dyti, si asnjëherë tjetër prania e shoqërisë civile ka qënë më e dukshme se kurrë dhe prezenca e tyre sigurisht përbën një pjesë të rëndësishme të punës sonë. Ndërkaq ajo cka është më e rëndësihmë është që fakti pse kjo nismë ka rezultuar e sukseshme, lidhet me masat konkrete që kjo qeveri mori kundrejt cdo abuzimi apo kundërshtimi që behej ligjit, si dhe tek vullneti këmbengulës për ti shkuar deri në fund kësaj nisme”.

Sipas Dedej, në mënyrë që ky ligj të gjentë zbatim, duhej të informohej publiku mbi masat e ligjit anti-duhan, që mund të prekin cdo abuzues

Sipas nismës “Shqipëria jo duhanit’, Shqipëria pa duhan ndikon sadopak në rritjen e një brezi me të shëndetshëm.

duhani

Marrë nga ATSH

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)