Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar 193.23 kg produkte të skaduara për asgjësim, ndërsa ka gjobitur me 800,000 lekë subjektin që i tregtonte, “Market Geni” me adresë në Laknas, Kamëz. AKU-ja thekson se ndërhyrja për kontroll është bërë pas sinjalizimit nga një qytetar se në këtë market tregtoheshin produkte të skaduara. Produktet e skaduara që janë sekuestruar dhe që do të asgjësohen, sipas AKU-së janë vaj, birrë, çokollatë, kafe, qumësht, ujë, lëngje frutash, etj.
"73 litra vaj ulliri me datë skadence dhjetor 2017 dhe tetor 2018 (13 pako me paketim 5lt dhe 8 shishe 1lt), 45 kanace birre në total me afat përdorimi 11/5/2018 për 23 kanace dhe datë të fshirë përdorimi për pjesën tjetër, produktet e tjera ishin karamele, çokollatë, kafe, qumësht, ujë, lëngje frutash, margarinë etj, madje dhe havjar.
Në total u bllokuan për asgjesim 193.2 kg produkte ushqimore që mbaheshin nga subjekti në vitrinë për shitje megjithëse u kishte kaluar afati i përdorimit, një pjesë e mire e tyre që në dhjetor 2018. Pӫr shkeljet e konstatuara dhe bazuar nӫ parashikimet e Ligjit për “Ushqimin” dhe ligjit pӫr “Inspektimin nӫ Republikӫn e Shqipërisë”, AKU vendosi masat administrative si me poshte:
Për tregtim produktesh ushqimore përtej afatit të përdorimit, u vendos masa administrative “gjobë” me vlerë 500,000 lekë, për mungesë të sistemit të vetëkontrollit (HACCP), ndaj subjektit u vendos masa administrative “gjobë” me vlerë 100,000 lekë, për mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë u vendos masa administrative “gjobë” me vlerë 200,000 lekë".
Sondazhi i ditës:
16 Nëntor, 09:13
Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?
-
Të drejtë
59%
-
Të gabuar
35%
-
Nuk e di
6.1%
Vota total: 3118
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nuk zbatoi vendimin për ndërprerjen e aktivitetit, AKU bllokon subjektin në Kamëz, e gjobit me 1 milionë lekë
8 Nëntor 2023, 12:15
-
Tiranë, AKU bllokon 20 kg produkte ushqimore të skaduara! Gjobë 500 mijë lekë për subjektin që i tregtonte
6 Nëntor 2023, 16:19
-
Ish-deputeti i LSI, Edmond Rrushi emërohet drejtori i ri i AKU-së! Zëvendëson në detyrë Jeta Dedën
30 Tetor 2023, 11:25
-
BE kthen mbrapsht domatet shqiptare? Reagon AKU: E pavërtetë! Eksportet kanë vijuar pa ndalim, produktet shoqërohen me certifikatë fitosanitare
28 Maj 2023, 15:42
-
Kontrolli i produkteve të sallamerisë që tregtohen në markete e fast food, AKU ndëshkon 13 subjekte në Vlorë! Hedhin mishin në govata para paketimit
12 Nëntor 2022, 09:59
-
20 mijë kokrra vezë dhe mish pule të skaduar në Korçë, gjobiten 6 biznese! AKU, 11 gjoba me vlerë 2.1 mln lekë
19 Tetor 2022, 12:46
-
Drejtoresha e AKU-së: Produktet Wudy janë tërhequr nga tregu! Konsumoni produkte që shiten me etiketë në gjuhën shqipe, në rast se mungon etiketa denonconi
28 Shtator 2022, 13:12
-
I dëmshëm për shëndetin, AKU masa për bllokimin e produktit ‘Tortilla Chips 125 g’: Nuk duhet konsumuar
30 Korrik 2022, 12:05
-
Tërhiqet qeveria, fabrikat nuk taksohen për qumështin pluhur! Përjashtohen prodhimet me etiketë të miratuar nga AKU
5 Nëntor 2021, 19:00
-
Zyrtare/ Shkarkohet kreu i AKU, Robert Lili, e zëvendëson Bledar Skënderi
7 Tetor 2020, 12:39
-
Ikën kreu i AKU/ Në vend të tij, anëtari i KQZ-së Bledar Skënderi
30 Shtator 2020, 18:52
-
Bizneset ushqimore shkelin distancën dhe pa maska, drejtori i AKU: Nga 19 mijë kontrolle vendosëm vetëm 81 gjoba
18 Qershor 2020, 17:22
AKU eshte nje organizem kriminal i paguar nga taksapaguesit qe vendos "gjoba" per llogari te xhepave te tyre taman si mafia.
PërgjigjuCfare behet keshtu. AKU per cfare paguhet per te ven gjoba 100 mije lekshe. Po per shendetin e popullit te pa mbrojtur qe keta mother fuckes dyqanesh qe shesin ushqime te skaduara nuk e bejne se kan harruar nje qokollat pa shikuar daten e skadences po shesin me thase plot. Si ka mundesi qe kjo AKU e famshme nuk ja mbylle dyqanet ketyre pleherave qe po helmojne femijet per tu pasuruar. Dhe kjo AKU me shume duket si nje organizate mafioze gjobvenieje, sesa shteterore per te mbrojtur popullin.
Përgjigju