Vajrat e djegura në bregdet, dy
anije të dyshuara, priten analizat

Vajrat e djegura në bregdet, dy<br />anije të dyshuara, priten analizat
DURRËS -  Ndërkohë kanë kaluar mbi 24 orë nga ndotja e bregut të detit në Durrës, një pjesë e mirë e vajit të derdhur është hequr nga bregu, ndërsa anija që ka shkaktuar këtë dëm nuk është identifikuar ende.

Autoritetet shtetërore kanë sekuestruar ndërkohë dokumentacionin e anijeve që kanë kaluar breda 24 orëve nga ngjarja. Një sipërfaqe prej rreth 2.5 kilometra vijë bregdetare u nxi nga shkarkimi i një sasie të konsiderueshme vaji dhe karburanti duke shkaktuar një dëm të madh ekologjik sipas ambientalistëve.

18:30 Dy anije në hetim
Ministri i Mjedisit, Lefter Koka, një ditë më parë pohoi se përgjegjesët e shkarkimit të vajit të djegur në ujrat e bregdetit të Durrësit do gjenden brënda 24 orëve. Shqiptarja.com mëson se prokuroria gjithashtu i është bashkuar hetimeve me strukturat e tjera. Paraprakisht dyshohet se janë dy anije që mund të kenë derdhur vajrat e djegura në ujrat tona. Këta anije mësohet se kanë hyrë në hapësirën ujore shqiptare për të bërë derdhjen e vajrave te djegur dhe më pas janë larguar në destinacione të ndryshme.

Bregu i detit pastrohet nga mbetjet
Mëngjesi i kësaj të diele e ka gjetur bregdetin e Durrësit të pastër. Puna e bërë gjatë natës nga autoritetet përkatëse, ka bërë që pjesa më e madhe dhe thuajse e gjithë ndotja është larguar nga brefgdeti duke e kthyer atë në gjendje normale.

Hetimet për identifikimin e anijes që derdhi në bregdetin e Durrësit një sasi të konsiderueshme vajrash të djegur po shkojnë drejt fundit. Ky fakt është konfirmuar nga ministri i Mjedisit, Lefter Koka, në një prononcim për "Shqiptarja.com" për këtë situatë, ku shtoi se brënda 24 oresh do këtë një rezultat konkret në këtë drejtim. 

"Evidentimi i sasisë i bërë kjo dhe nga specialistët e parë dhe në anë satelitore për të ndjekur gjurmët mbi sipërfaqen e ujit tregoi që sasia nuk ishte e atyre dimensioneve. Ajo që dukej dje ishte dhe fatmirësisht do të thoja dhe në një kohë relativisht të shkurtër deti e solli pikërisht në breg dhe na mundësoi më pas pasi deti u tërhoq na mundësoi largimin e kësaj sasie."-tha Koka

Vija e bregdetare nga Sektori i Hekurudhës deri në sektorin Iliria që dje kishte prezencë të konsiderueshme të karburantit dhe vajit, sot po kthehet në identitet. Uji i detit e ka nxjerrë lëndën hidrokarbure në breg dhe përgjatë gjithë natës punonjësit e drejtorisë mirëmbajtjes kanë punuar për pastrimin e rërës që ishte prekur nga hidrokarburet. 

Katër kamione janë ngarkuar më rërën e ndotur nga vajrat e djegura dhe janë dërguar  në pikën e grumbullimit të mbetjeve ne Porto Romano, ku janë bashkuar me mbetetjet e tjera urbane. Sipas Ministrit pritet të asgjesohen përmes djegies si mbetetjet e tjera. Ministri e mohoi faktin e shpërndarjes në pjesë të tjera të bregdetit të sasisë së vajrave të djegura të bregdetit

"Sigurisht kemi ndjekur ndoshta katastrofa të tilla dhe në vënde të tjera të Evropës por gjithsesi kemi pasur dhe në jug të Shqipërisë shkarkime të tilla, këto janë shumë të dëmshme".-shtoi ministri

Ndërkohë helikopterë të ushtrisë po patrullojnë vijën bregdetare për të parë nëse ka njolla të tjera ndotje,2 anije antindotje, 1 anije patrulluese, 1 helikopter i Forces Ajrore dhe  30 trupa po ndjekin nga afer situaten ne Durrës.Këtë fakt e ka konfirmuar vetë ministrja Kodheli përmes një statusi në rrjetin e saj social Twitter


bregdeti si ishte si u be
(Vija bregdetare dje dhe vija bregdetare sot e pastruar)

durresi
(Vija bregdetare e pastruar)


Kjo situatë ka alarmuar banorët dhe autoritetet të cilat kanë nisur hetimet për të zbuluar shkakun e ndotjes të përmasave të mëdha në këtë bregdet, ku shihet lirisht me sy jo vetëm deti po edhe rëra e nxirë.
 
Ndotja është konstatuar në zonën e Hekurudhës (pranë hotel Adriatikut) deri pranë sektorit "Iliria".

Vetëm pak orë para se "deti të nxihej" në këtë zonë ka kaluar një anije çisternë që sipas hartes së trafikut detar është nisur drejt Porto Romanos. Sipas të dhënave, anija ka pasur vajra dhe produkte kimike. Por në port janë gjetur vetëm 2 anije të ankoruara dhe 1 nga to ka dyshime të jetë ndotësja.

anija

durres ndotja

Dy prokurorë kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e ndotjes, ndërsa policia ka sekuestruar të gjithë dokumentacionin e anijeve që kanë kaluar në 24 orë në këtë zonë.

"Policia e Qarkut Durrës në bashkëpunim me Policinë Kufitare Durrës kanë nisur hetimet. Menjëherë për këtë ngjarje është ngritur grupi i posaçëm hetimor. Ekspertët e laboratorit Kriminalistik në bashkëpunim me inspektorët e mjedisit do të marrin mostra për ekspertim. Do te verifikohen të gjitha anijet në radën e Portit te Durrësit dhe çdo mjet lundrues qe ka lëvizur ne hapësiren detare te ndotur, përgjatë 24 orëve të fundit. Mjetet e policisë kufitare Durrës kanë dalë në det në patrullim për të verifikuar të gjitha lëvizjet në ujërat territoriale tona", thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.

ndotja ne durres

ndotja ne durres

vlore ndotja e detit


Koka: Ndotja më e rëndë, s’do kalojë pa përgjegjës
Ministri i Mjedisit Lefter Koka i cili pa nga afër situatën në bregdetin e Durrësit, e ka vlerësuar ndër ndotjet më të rënda. Kreu i dikasterit të Mjedisit tha se kjo ngjarje nuk do të kalojë pa përgjegjës.
 
" Ky rast është ndër më flagrantët, është situatë me të vërtetë e rënduar, një sasi e konsiderueshme vaji dhe nafte ndodhet në plazhin e durrësit. Në zonë ndodhen gjithë insitucionet përkatëse  ekipi i Ministrisë së Mjedisit, ekipi i AKM që kanë marrë mostrat për të bërë analizat , ISHMP, struktura të Policisë së Shtetit, Prokurorisë, Kapitenerisë së Portit Durrës dhe gjithë strukturat e shtetit  janë këtu në zonën e ndotur.  Nga vlerësimi paraprak ndotja është në rreth 2.5 km vijë bregdetare. Më vjen keq të them se shumë mjete lundruese e detare të huaja apo shqiptare bregdetin tonë e konsdiderojnë si vend shkarkimi për mbetje. Dëmi është shumë i madh jo vetëm për banorët që jetojnë këtu , por  edhe për vlerën turisitike që ka ky bregdet si dhe për peshkimin që është aset i vyer ekonomik. Uroj të jetë rasti i fundit. Ju garantoj që do angazhohem që shkelësit që ndotën të gjehen e të ndëshkohen dhe do vëmë para përgjegjësisë dhe insitucionet që nuk kanë monitoruar. Në rolin e Ministrit të Mjedisit ndihem keq që nuk e kemi parandaluar dot këtë situatë, por ju siguroj që përgjegjësit do të vihen para ligjit e do të bëj maksimumin për të ndëshkuar shkaktarët", u shpreh ministri Koka. 

Kjo situatë bëri që ministri Koka të kërkojë ashpërsim të masave ndëshkimore ndaj anijeve që ndosin bregdetin shqiptare, duke i rritur taksat.

“Duhet të jemi më operativë në funksionim të ligjeve, ne nuk mund të ndërhyme vetëm pasi ndotet. Ligjet në mjedis janë për të parandaluar , pasi kur ambjenti ndotet kostot janë shumë të larta dhe pavarësisht ndërhyrjes , ndotja lë gjurmë . Ne si qeveri duhet të jemi operativë , kjo situatë na vë para përgjegjësisë, ndaj i kërkoj Ministrive të linjës të jenë operativë . Kemi rreth 1 vit që kemi cuar për mendim VKM-në, ku kërkohet  pikërisht ndryshimi i taksave të  anijeve për ndotjet, dhe sot përballemi në këtë situatë. Ne duhet të veprojmë sipas parimit, që unë kam besuar gjithmonë në cështjet mjedisore Ndotësi Paguan. Nga komunikimi që  pata me Ministren e Mbrotjes i kërkova koleges sime të na mbështesë  për të lehtësuar situatën me ekipet e specializuara në varësi të saj si dhe me helikpoterë për të monitoruar situatën nga ajri”, tha Koka.

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lezhë, shtëpia muze e ‘Mlikjave’ rrezikon që të shembet

Lezhë, shtëpia muze e ‘Mlikjave’ rrezikon që të shembet