Vajza e deputetit socialist Namik Dokle ka reaguar në Facebook pas protestës së 8 Dhjetorit, e cila sipas saj 'duhet përshëndetur'. Nëpërmjet statusit të publikuar, Anika Dokle la të kuptohet se nuk është nevoja të luftohen 'bunkerët' por 'bunkerizimi'. 

"Refleksion pas PROTESTËS së sotme, që duhet përshëndetur pavarësisht skepticizmit rreth saj. Duhet bërë luftë kundër "bunkerizimit" dhe jo kundër bunkerëve (nuk i bihet betonit me kokë dhe as kokës me beton!). Dhe kjo lufte nuk behet me ju te sotmit! Simbolika e bunkerit është aq fort e lidhur me komunizmin po aq sa edhe protesta e sotme me atë të 25 viteve me parë. P.S.: Nuk ka revolucion pa evolucion të mendimit!" shkroi Dokle nw statusin e saj reflektiv.
anika dokle
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)