Kim ka qenë e shoqëruar nga vajza e saj North në pushime në Mexico dhe ditët e fundit, familjes së lumtur i është bashkuar edhe Kanye.
Kim ka postuar në rrjetin e saj social Twitter një foto duke puthur vogëlushen North dhe shkruan, “ Vajza jonë mbaroi një javë me leksione noti dhe sot bëri hapin e saj të parë, pikërisht kur sapo po dilte nga pishina.
Mami dhe Babi janë krenarë për ty!”.
Ajo ka qenë e shoqëruar edhe nga disa mikesha të saj, me të cilat ka shijuar pije freskuese dhe rreze në pishinë.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)