“Jam shumë e lumtur me fytyrën time të re”! Kështu është shprehur vajza e cila i tha stop dhunës për të nisur një jetë. Aesha Mohammadzai fotot e së cilës tronditën opinionin publik tashmë duket e rikuperuar.

 Asaj i prenë hundë dhe veshët në tentativën për t’i shpëtuar një martese torturuese, teksa përpiqej për t’u larguar nga vendi. Pas katër viteve në SHBA ku ka fituar edhe gjyqin për azil politik ajo ka mundur t’i nënshtrohet ndërhyrjeve kirurgjikale për një pamje normale, të cilën ajo e ëndërronte.

Asaj i është vënë një hundë me protezë dhe i kanë rregulluar veshët ç’ka duket nga fotot krahasuese. Veç kësaj ajo tani bën thirrje për të gjitha gratë që kanë patur fatin e saj, të bëhen të forta dhe të bëjnë diçka për jetët e tyre.

 Aesha Mohammadza

(foto si ishte dhe si u be)


(ad.ti/shqiptarja.com)