Vajza e veçantë me tre kombësi e kompozitorit të njohur shqiptar Genc Tukiçi

Vajza e veçantë me tre kombësi e kompozitorit të njohur shqiptar Genc Tukiçi

Nadia dhe Genc Tukiçi

Kompozitori i njohur shqiptar Genc Tukiçi dhe vajza e tij, Nadia konkurojnë këtë edicion në “Festivalin e Këngës” me këngën “Ju flet Tirana”.

Për Nadian është hera e parë që ngjitet në një skenë, pasi ka kënduar vetëm në kor.

Nadia,18 vjeç është vajza e Gencit nga martesa me një grua japoneze.

Nadia është aktualisht qytetare e tre shteteve, pasi ka lindur në Paris, është japoneze nga e ëma dhe shqiptare nga i ati.

Gjatë intervistës në emisionin “Rudina", ajo tha se i mban të treja pasaportat dhe flet 6 gjuhë të huaja.

“Mua më kujtohet që në fillim nuk kam folur shqip menjëherë. Kur babi ka ikur për një koncert për një kohë shumë të gjatë, më ka munguar shumë dhe në Paris isha duke menduar, çfarë do t’i bëj babit si dhuratë, kur të vij në Paris. Mendova që t’i flas shqip dhe që atëherë…”, është shprehur bukuroshja Nadia.

Nadia përvec se është një vajzë e vecantë, pjesëtare e tre shteteve, ajo është edhe shumë e paraqitëshme.

Është një nga dhuratat më të bukura që kam pasur në jetën time. Unë isha gati një muaj në turne. Nadia ishte 5 vjeç e gjysëm dhe para se të ikja unë i flisja shqip dhe ajo më përgjigjej në frëngjisht. Nadia tani flet 6 gjuhë dhe i flet shumë mirë. Kur u ktheva, unë si zakonisht i flisja vetëm shqip dhe ajo ma ktheu në shqip. Ishte një suprizë e jashtëzakonshme dhe që nga ai moment ne nuk kemi pushuar së foluri shqip”, ka thënë Genc Tukiçi.

Nadia dhe Genc Tukiçi

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Maqedoni e Veriut/ Ziadin Sela i bashkohet koalicionit të drejtuar nga Ali Ahmeti

Maqedoni e Veriut/ Ziadin Sela i bashkohet koalicionit të drejtuar nga Ali Ahmeti