LILE - Një vajzë quajtur Maria, ka ecur rrugës me një palë xhinse imagjinare të pikturuara në trup, për të kuptuar nëse dikush do të kishte mundësinë ta kuptonte që ajo në trupin e saj nuk kishte të veshur xhinse.

Prapa kësaj qëndron idea e artistes franceze, Marie Pryzbylski, me qëllim për të bërë një studim interesant rrugëve të Francës.

Të vizatuara me mjeshtri secila pjesë e poshtme e modeles, bëri që kalimtarët ta shikonin bukuroshen për linjat e saj të bukura, e jo se ajo tërhiqte vëmendjen për shkak se nuk kishte xhinse të veshura./Kosovapress/

Redaksia Online