ZVICËR - Çfarë e ka vënë Violeta Hysenin në fokus të medieve zvicerane ka qenë një vendim, që ditë më parë ka bërë që Gjykata Federale e Zvicrës të kalojë në favor të saj.
Mbi tavolinë gjenden tre pasaporta: një pasaportë kosovare, një serbe dhe një zvicerane. E para, me ngjyrë të kuqe të mbyllët, e dyta e kaltër dhe e treta e kaltër e çelur. Cilën pasaportë do ti? E pyet Minire Hyseni të bijën. Gishti i Violetës ngrihet lart, pastaj ndalon te pasaporta e Zvicrës dhe asaj i qeshet fytyra.
Violeta është një vajzë 20-vjeçare, mendërisht handikapate, e cila merret vesh me të tjerët përmes gjuhës së shenjave dhe përmes një kompjuteri special.
Ajo që e ka vënë Violetën në fokus të mediave zvicerane ka qenë një vendim, që ditë më parë ka sjellë Gjykatën Federale të Zvicrës në favor të saj. Violeta Hyseni, me ndihmën e prindërve të saj, kishte bërë kërkesën për të marrë shtetësinë e Zvicrës.
Kërkesa i ishte hedhur poshtë nga komuna e saj, Amrisëil në kantoninThurgau me arsyetimin se "mbartësja e kërkesës për shkak të prapambetjes së saj mendore nuk është në gjendje të kuptojë rëndësinë e pasaportës zvicerane". Por, ankesa e bërë në Gjykatën Federale i ka dhënë të drejtë asaj.
Gjykata më e lartë e Zvicrës e ka quajtur diskriminues vendimin e komunës, për të mos i dhënë vajzës pasaportën me arsyetimin e gjendjes së saj mentale. Kështu, autoritetet kompetente me vendimin e Gjykatës Federale janë detyruar që ta rishqyrtojnë kërkesën e Violetës.
“Ndodh tepër rrallë, që personat me të meta mendore të bëjnë kërkesë për të marrë shtetësinë”, thotë Martin Salvisberg, kryetar i komunës së Amrisëilit. Gjatë dhjetë viteve të qëndrimit të tij në këtë post kjo ka ndodhur vetëm një herë. Kjo ka qenë në korrik të vitit 2009 dhe bëhet fjalë për kërkesën e Violetës. Këshilli i qytetit e kishte hedhur poshtë atë. Ishte qëndrimi i tij, se nuk ka qenë vullneti i vetë Violetës për t’u bërë shtetase zvicerane.
“Kjo më ka zemëruar shumë”, thotë Minire Hyseni, e ëma. Një grua me temperament. Ajo thotë se e bija mund të shprehet me vështirësi, por ajo i kupton të gjitha, si në gjuhën shqipe edhe në atë gjermane, në dialekt. Ajo e di saktësisht se çfarë dëshiron. Pastaj Minirja tregon se si Violeta është lutur, që edhe ajo të ketë pasaportën e Zvicrës. Veçanërisht keq është ndjerë ajo, pasi vëllai Valdeti para dy vitesh e kishte fituar atë. “Përse unë jo?” ka pyetur vazhdimisht Violeta.
“Zvicra është atdheu i saj”, thotë Bajram Hyseni, i ati. Një burrë i qetë, i arsyeshëm. Ai me gruan nuk kanë bërë asnjëherë kërkesë për të marrë shtetësinë e Zvicrës. Vlerësojnë se shanset e tyre janë të këqija për shkak të njohjes së pamjaftueshme të gjuhës, shkruan "St. galler Tagblatt".
Violeta ka qenë pesë vjeçe, kur familja e saj kishte ardhur në Zvicër. Ajo është e lindur në Prishtinë, si më e vogla nga katër djem e vajza. Kur një infermiere kishte dashur ta pastronte atë si foshnje ajo ishte përplasur me kokë në një derë metali. Ky është burimi i sëmundjes së Violetës, i kanë thënë familjes në spital. “Violeta është kështu si është”, thotë i ati. Dhe, Zvicra është një shans në jetën e saj, ndërsa në Kosovë ajo do të vuante. Ajo punon në një puë për persona me të meta në Ekkarthof në Leengëil. Violeta e do punën e saj. Ka mësuar të endë qilima dhe këtë e tregon me shenja duarsh.
Qytetarët me të drejtë vote të Amrisëilit kishin miratuar vendimin e këshillit të qytetit, duke e hedhur poshtë me shumicë dërmuese kërkesën e Violetës. Prindërit e saj më pas patën bërë ankesë në nivel kantoni dhe kishin fituar të drejtë. Por komuna Amrisëil e pati çuar rastin më tej, deri në Gjykatën Federale. “Ne duam siguri juridike”, thotë Salvisberg. Por ai pothuajse ka parashikuar se do të humbte. Në asamblenë e ardhshme komunale në dhjetor do të shqyrtohet sërish kërkesa e Violetës. Kësaj radhe Këshilli i Qytetit i rekomandon asamblesë që ta miratojë atë. Konkretisht, pasaporta zvicerane nuk do të dyshojë asgjë për Violetën dhe familjen e saj. Ajo edhe tash merr pensionin e invaliditetit dhe, me lejen e saj të qëndrimit ajo mund të udhëtojë pa pengesa.
Por prindërit e saj merakosen se çfarë do të bëhet me Violetën, kur ata nuk do të mund të kujdesen më për të. Kështu ndodh me të gjithë prindërit”, thotë babai. Pasaporta zvicerane do të jetë një sigurim plotësues i qëndrimit të vajzës në Zvicër.
Por shefi i zyrës për migracion në kantonin e Thurgaut, Camillus Guhl thotë se ajo nuk ka pse të frikësohej për ecurinë e qëndrimit të saj: “Gjendja e saj handikapate parimisht nuk mund të jetë shkak për heqjen e lejes së qëndrimit".
Ndërkaq, i gjithë konteksti juridik i ka kushtuar mjaft para familjes. 5000 franga ka kushtuar vetëm avokatja. Por Hysenët do të paguanin edhe më shumë. "Sepse ne nuk kemi hallin e parave", thotë Minire Hyseni. “Me rëndësi është që Violeta të jetë e lumtur”.
Marrë nga Albinfo
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com