Një vajzë e vogël në Britani ka lindur me një gjëndje të rrallë gjenetike. Gjuha e saj është shumë e madhe. Olivia Gillies ka lindur me sindromin Beckwith-WIEDEMANN (BWS), i cili prek një në 15,000 foshnje të lindur në Britaninë e Madhe.

Nëna e saj Ema 29 vjeç dhe babai Ian 40 vjeç, ishin të tronditur kur ata zbuluan gjendjen e vajzës së tyre të palindur gjatë një kontrolli rutinë kur nëna ishte 7 muajshe shtatzënë.

vajza me gjuhe te gjate

Por katër vjet më pas, vajza iu nënshtrua tre operacioneve për të reduktuar gjuhën e saj. Falë operacioneve ajo është gati për të shkuar në shkollë. Nëna e vajzës, zonja Gillies, thotë se pas lindjes së vajzës ajo pak sekonda e mbajti në krahë.

Më pas ajo iu nënshtruar tre operacioneve. Ajo kujton: "Na thanë se ishte një ç`rregullim rritje e jashtëzakonshme ku pjesë të trupit Olivia, duke përfshirë edhe organet e saj të brendshme, do të rriteshin në mënyrë jonormale”.

vajza me gjuhe te gjate

Sindromi Beckwith-WIEDEMANN është një çrregullim i rrallë shkaktuar nga një ç`ekuilibër në gjenet që rregullojnë normat e rritjes.

Personat me këtë sëmundje kanë probleme me indet e barkut, gjuhë të zgjeruar, gjymtyrë të zgjeruar dhe në disa raste, humbje të dëgjimit dhe çrregullime të zemrës.
Redaksia Online (m.z/shqiptarja.com)

vajza me gjuhe te gjate