BRAZIL - Vajza më e gjatë në botë është fotografuar së bashku me të dashurin e saj në një shëtitje romantike buzë detit të Salinopolis në Brazil. Elisany da Cruz Silva duket mjaft e qeshur pavarsisht diferencës që kanë në gjatësi afër 50 cm.

Vajza ka arritur këtë gjatësi prej një tumori që ka patur, i cili i ka prekur gjendrën e hipofizës. Kjo ka shkaktuar gjatësinë e saj jo normale. Sëmundjen e ka kaluar me anë të operacioneve, ndërsa zgjatja ka ndaluar duke e lënë vajzën në këtë gjatësi që shikoni në foto.

Elisany da Cruz Silva

17 vjeçarja është e gjatë 2 metra e 6 centimetra ndërsa i dashuri i saj Francinaldo da Silvia Carvalho është shumë centimetra më i shkurtër se ajo.

Adoleshentja thotë se ajo u dashurua pas tij nga mënyra se si sillet ai me të. Edhe pse është komentuar shumë nga miqtë e tij Carvalho nuk e konsideron si problem gjatësinë e saj.
“Ajo është një njeri i vecantë për mua” - shprehet ai.

Elisany da Cruz Silva

Asaj i duhet të përkulet ndjeshëm që të mund t’i dhurojë një puthje njeriut të saj të zemrës.

Elisany da Cruz Silva


(l.c/ad.ti/shqiptarja.com)