Azi- Një vajzë 12 vjeçare nga një fshat i Yemen-it ka lënë pa fjalë doktorët e spitalit, pasi vogëlushja nxjerr gurë në vend të lotëve.
Një video me gurët e vegjël të cilët i dalin nga sytë është hedhur në rrjet për të dëshmuar ngjarjen. Siç mund të shihet doktorët mbledhin një nga një gurët që dalin nga sytë e vajzës të quajtur Saadiya Saleh.
Ata nuk mundën të japin një shpjegim të saktë të këtij fenomeni, por garantuan se Saadiya gëzon shëndet të plotë.
Por disa banorë vendas shprehën frikën se fëmija është e poseduar nga shpirtëra të këqinj dhe mendojnë se jetët e tyre mund të jenë në rrezik. Doktorët shtuan se do të vazhdonin të studionin këtë rast të çuditshëm për të zbuluar krijimin e këtyre gurëve të vegjël në sytë e 12 vjeçares.
Redaksia Online
(o.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com