Zjarrfikësi nga Elbasani, Florenc Elezi ka bërë të lumtur dy krijesa të pafajshme, një vajzë me aftësi ndryshe dhe një qen të ngecur në shkëmb prej 7 ditësh.
Gjithçka nisi me një telefonatë nga nëna e Fionës, e cila mori zjarrfikëset se një qen kishte ngecur rrëze një shkëmbi dhe rrezikonte të ngordhte.
Fiona, vajza me aftësi ndryshe kishte dëgjuar për ditë me rradhë të qarën e qenit dhe i kishte thënë mamasë së saj që ta shpëtonin.
Pas telefonatës, zjarrfikësit mbërritën në shkëmbin ku kishte ngecur qeni dhe e shpëtuan.
Florenci pranoi të ulej poshtë shkëmbit me anë të një litari që ta shpëtonte, duke rrezikuar edhe jetën e tij.
"Me anë të një telefonate nga qytetari ne e morëm vesh rastin. Qeni kishte 7 ditë pa ngrënë e pa pirë, kishte ngecur atje dhe duhej shpwtuar, por për këtë jemi për të shpëtuar gjithçka. Kur erdhëm në repart ishte vajza me lule për ne", është shprehur Elezi për Report TV.
Florenci jeton në Elbasan dhe prej 6 vitesh bën rrugën vajtje-ardhje për në Gramsh, aty ku ka edhe punën për të qenë në krye të detyrës.
Jeta e tij është e lidhur me një profesion shumë fisnik.
Pas ketij gjesti human ai mori një shpërblim, një buqetë me lule dhuruar nga Fiona per zjarrfiksin e saj hero në shenjë falenderimi.
Tashmë vogëlushen Fiona nuk e mundon më e qara e qenit dhe tashmë ai ndodhet në gjendje shumë të mirë.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Shqipëria mbetet me një Gjykatë Apeli në Tiranë, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
35.6%
-
Të gabuar
55.1%
-
Nuk e di
9.3%
Vota total: 1656
Lajme të tjera
-
Krimi i dyfishtë në Gramsh, lihet në burg 80-vjeçari: S'kam vrarë njeri! Vëllai hodhi ilaç në vesh dhe u rrëzua, gruan e gjeta të vrarë
30 Janar, 10:11
-
Krimi i dyfishtë në Gramsh, autori dëshmi kontradiktore: I rrëfeva krushkut të parit vrasjet! Ai njoftoi fëmijët 'hajde se ju është vrarë mami dhe xhaxhi'
28 Janar, 11:30
-
80 vjeçari vrau gruan dhe vëllain me sëpatë, flasin fqinjët në Gramsh: Dukej tip i qetë! Kemi dëgjuar se ka probleme mendore
27 Janar, 19:09
-
Krim në familje! 80-vjeçari vret me sëpatë gruan dhe vëllanë e tij në Gramsh! Arrestohet autori! Viktima, solist i grupit të fyejve (EMRAT)
27 Janar, 15:45
-
Gramsh/ Shkoi të kërkonte flori në Kalanë e Tërvolit, mbetet i bllokuar 43-vjeçari! Shpëtohet pas 18 orësh nga RENEA! Dervishi: S’dola për thesare, por për natyrën
15 Janar, 08:05
-
E pamundur që 43 vjeçari i bllokuar mes dy shkëmbinjve në Gramsh të shpëtohet mbrëmjen e sotme! Aksioni do të rifillojë në orët e para të mëngjesit
14 Janar, 22:48
-
FOTOLAJM/ Prej orësh vijojnë kërkimet për shpëtimin e 43 vjeçarit që ka mbetur i bllokuar mes dy shkëmbinjve në malet e Gramshit
14 Janar, 21:49
-
Gramsh/ 43-vjeçari bllokohet në Kalanë e Tërvolit! Terreni i thepisur dhe errësira pamundësojnë shpëtimin e tij, aksioni do të rinisë në orët e para të mëngjesit
14 Janar, 21:01
-
Kërkohet si spiune, Rusia dëshiron ekstradimin e Timofeevës, 33-vjeçarja ruse refuzon! Zbardhet akt-ekspertimi, ushtarët që u sulmuan në Gramsh me djegie në lëkurë e dorë
12 Janar, 13:20
-
Rama publikon pamjet nga liqenet akullnajore të Lenies: Zonë me super potencial për zhvillimin e turizmit të natyrës
7 Janar, 09:05
-
Gramsh/ Me nipin dhe mbesën në makinë, 60-vjeçari humb kontrollin e mjetit dhe bie në kanal! Ndërron jetë, plagosen 2 fëmijët
25 Dhjetor 2022, 15:25
-
Gramsh/ Mjeku dhunohet në banesën e tij, prej 3 ditësh i shtruar në spitalin e Traumës
2 Dhjetor 2022, 13:32
Bravo
PërgjigjuTe lumte plako xhest human edhe ky I shpetimit te nje kafshe shtepiake, se KAFSHE JAN TE TJERET QE NUK DUHET AS TE COHET NEPER MEN ME I SHPETU
PërgjigjuHallall qumshti i nenes o djal se dhe qeni shpeton jete e ka bekuar zoti
PërgjigjuNje falenderim per vajzen dhe nenen e saj,per keto djem heronj qe kan shpetuar nje jete dhe per juve gazetaret qe keni publikuar kete lajm.Nuk duhet te harrojme se dhe te shpetosh nje qen do thot te shpetosh nje jete
PërgjigjuHallall ta beft zoti ty o njeri i mir
PërgjigjuBravo, hero!❤️
PërgjigjuKy person me shpirt te madh meriton vertet te vlersohet ne maksimum dhe ju lumt juve gaxetareve qe e keni publikuar nje gjest te till kaq te bukur e njerzor
Përgjigju