Vajza që i ka rrëmbyer zemrën
djalit të Jozefina Topallit
Modelja bukuroshe, Eva Murati, prej më shumë se një viti shfaqet si e dashura e Genar Topallit, djalit të kryetares së Parlamentit. (Foto: Eva Murati)
TIRANE- Modelja bukuroshe, Eva Murati, prej më shumë se një viti shfaqet si e dashura e Genar Topallit, djalit të kryetares së Parlamentit.
Dashurinë e tyre ata e kanë shprehur edhe në rrjetin social më popullor “Facebook”, duke komentuar fotot e dala bashkë me cilësime dashurie. Të dy të rinjtë frekuentojnë të njëjtën shkollë, gjimnazin e “Petro Nini Luarasi”.
(Foto: Eva Murati) Mendohet se edhe kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli, është në dijeni të lidhjes së djalit të saj me modelen, pasi këtë vajzë e lidhin aktivitete të organizuara nga Partia Demokratike, si dhe aktivitete të vetë kryetares së Parlamentit.
Modelja, Eva Murati, ishte prezantuese e aktivitetit kundër dhunës që u mbajt më 14 shkurt nën kujdesin e kryeparlamentares në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, si dhe prezantuese e aktivitetit të 7 marsit nga Partia Demokratike.
Gjithashtu, në një foto të hedhur në rrjetin social “Facebook”, modelja Eva Murati, ka dalë me djalin e kryeparlamentares në rezidencën qeveritare në Durrës.
Duket se dashuria e tyre po i kalon përmasat e një lidhje të fshehtë adoleshence. Genar Topalli shfaqet në kohështrirjen e faqes së “Facebook-ut” të modeles duke i postuar lidhje të ndryshme, si kënge dashurie italiane, “Piu Bella Cosa- Eros Ramazzotti”.
(Foto: Djali i kryeparlamentares, Genar Topalli dhe Eva Murati) Eva Murati është modele e një prej agjencive në Tiranë. Ajo ka marrë pjesë edhe në aktivitete të ndryshme si prezantuese, si dhe pjesëmarrëse e sfilatave të ndryshme si modele, si dhe aktivitetit “Tirana Teens Art”.
Redaksia Online
(m.z/e.s/shqiptarja.com)
41/2
Sondazhi i ditës:
A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?
-
Po
1%
-
Jo
98.8%
-
Nuk e di
0.2%
Vota total: 67918
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Reshje shiu në të gjithë vendin, si parashikohet moti sot
11 Tetor, 07:33
-
Punonjësit e Policisë së Burgjeve me armë edhe jashtë orarit të shërbimit! Leje për ta mbajtur dhe në shtëpi
11 Tetor, 07:30
-
Lufta/ Vritet komandanti i Xhihadit Islamik palestinez, u eleminua në një sulm ajror! Presidenti i KE: Sulm i papranueshëm ndaj misionit paqeruajtës
11 Tetor, 07:18
-
Kjo është një ditë pozitive për ju, horoskopi për sot
11 Tetor, 07:14
-
A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën
10 Tetor, 22:51
-
Belgjikë/ U kapën me plantacionin kanabisi me vlerë 800 mijë euro, 5 shqiptarët rrezikojnë deri në 25 vite burg në total! Dëshmia: Mendova se këtu lejohej!
10 Tetor, 22:49
-
'Mosbindja civile vazhdon', deputetja e PD-së: Qeverinë teknike e kemi në dorë
10 Tetor, 22:48
-
Seanca e sotme u shty, Tritan Shehu: Denigrim i parlamentit nga kryeministri sulltan! Krashi: Mosbindje nuk do të thotë djegie dhe thyerje karrigesh
10 Tetor, 22:37
-
Vjosa Osmani takim me ndihmës sekretarin e SHBA: Kosovës i duhet dialog strategjik me vendin tuaj
10 Tetor, 22:37
-
Shtyhet sërish hyrja në fuqi e rregullave të reja të hyrjes në BE
10 Tetor, 22:25
-
Gjermania, 93,39 milionë euro Shqipërisë për zhvillimin e sektorëve prioritarë
10 Tetor, 22:14
-
Maqedoni e Veriut: Gjykata Kushtetuese heq ‘Balancuesin’
10 Tetor, 22:12