17-vjeçarja Ana Rina, nxënëse e një shkolle profesionale në Fier, ka ndërruar jetë për shkak të infarktit. Ky është rezultati paraprak i mjekësisë ligjore.
Burime të Report TV sqarojnë se ka qenë një sulm në zemër shkaku i vdekjes së 17-vjeçares Ana Rina.
Ajo kishte patur më herët probleme sipas familjarëve, por kurrë nuk kishte ndodhur që të pësonte një atak kardiak.
Gjithsesi mjekët thonë se do të jetë ekspertiza përfundimtare, e cila do të zbulojë se përse ka ardhur vdekje e nxënëses së shkollës “Murialdo”, e cila prej 2 vitesh po studionte për Dizajn.
Ana Rina u gjet e pajetë në tualetet e shkollës. Për shkak se u vonua për më shumë se një orë, kanë qenë nxënësit dhe mësuesit e shkollës profesionale, të cilët hapën derën me forcë dhe gjetën të pajetë 17-vjeçaren. Në trupin e saj nuk u gjetën shenja dhune.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com