Në videon e hedhur në YouTube mund të shihen dy vogëlushet që bëjnë lëvizjet e xhudos dhe rrëzohen në tokë të kapura fort me njëra-tjetrën.
Dy vajzat e nisin ndeshjen në mënyrë profesionale duke u përkulur në shenjë respekti. Më pas, nisin të kapen në mënyrë të pakoordinuar dhe bien në tokë. Pasi ngrihen, nisin nga e para të njëjtin proces.
Video është hedhur në YouTube në 4 prill dhe për 5 ditë ka marrë gati 210 mijë klikime.
Redaksia Online