TIRANE- Kuvendi ka shpallur vakancë për 4 vende për anëtar të Autoritetit të Medias Audiovizive. Në mbyllje të procesit, janë depozituar zyrtarisht pranë Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik deri në përfundim të afatit ligjor 21.10.2015, 22 kandidatura. Tre prej tyre rikandidojnë për një mandat të dytë, dhe janë pikërisht tre personat që u ka përfunduar mandatit pak kohë më parë.
Zylyftar Bregu, Suela Musta dhe Sami Nezaj kanë qenë deri më tani anëtarë të AMA-s, dhe po kërkojnë një mandat të dytë prej tij. Zylyftar Bregu vjen nga shkolla e gazetarisë, si pedagog në Universitetin e Tiranës, Sami Nezaj vjen nga një eksperiencë e gjatë si gazetar, dhe po ashtu edhe Suela Musta.
/Shqiptarja.com