Vaksina anti Covid e njollosur me gjak…? Inteligjenca amerikane heton vrasjen e studiuesit kinez

Vaksina anti Covid e njollosur me gjak…? Inteligjenca amerikane heton vrasjen e studiuesit kinez

Kërkimet për Covid-19 dhe kurimi i tij janë njollosur me gjak, dhe tani misteri mbështjell vrasjen para pak ditësh të profesorit  kinez të universitetit amerikan të Pittsburgh i cili u qëllua për vdekje në kokë me armë zjarri. Siç u tha nga kolegët e tij, ai ishte afër bërjes së "zbulimeve shumë domethënëse" në lidhje me koronavirusin që shkaktoi pandeminë globale dhe ka të ngjarë të ndryshojë jetën tonë përgjithmonë.

Dhe, megjithëse hetuesit nuk mund ta lidhin motivin e vrasjes me kërkime të përparuara shkencore mbi një temë kaq delikate, një vello misteri tashmë po mbulon çështjen nën hetim.

Personi që vrau Bing Liu, 37 vjeç, ishte një burrë tjetër, Hao Gu, 46 vjeç, gjithashtu nga Pittsburgh, i cili u gjet i vdekur në të njëjtën ditë, të shtunën më 2 maj, jo shumë larg vendit të ngjarjes. Dyshohet se ai kreu vetëvrasje në makinën e tij pasi kishte lënë të vdekur më parë studiuesin në oborrin e shtëpisë së tij.

Sipas hetuesve, vrasja nuk kishte të bënte me ndonjë vjedhje, në fakt, të dy burrat e njihnin njëri-tjetrin, dhe vrasësi kishte vepruar  kur gruaja e viktimës ishte larg shtëpisë. Sipas policisë së Pittsburgh-ut, "pista kineze" duhet të përjashtohet: domethënë një vrasje e lidhur me origjinën aziatike të njeriut; por në të njëjtën kohë nuk mund të mos merret në konsideratë implikimi i mundshëm i hulumtimit të tij në Sars-Cov-2.

Burime brenda universitetit amerikan ku viktima kishte punuar për gjashtë vjet thane se "Bing ishte në prag të bërjes së zbulimeve shumë domethënëse për të kuptuar mekanizmat celularë që mbështesin infeksionin Sars-CoV-2 dhe bazën celulare të komplikimeve që ai shkaktonte”.

Kolegët e tij nga Departamenti i Biologjisë dhe Sistemeve Kompjuterike të Shkollës së Mjekësisë e përshkruanin atë si një "studiues dhe mentor të jashtëzakonshëm", duke deklaruar se ata do të përfundonin hulumtimin që ai po kryente me përkushtim.

Bing Liu, me origjinë nga Kina, kishte një diplomë dhe doktoraturë në shkencë kompjuterike nga Universiteti Kombëtar i Singaporit dhe më pas u vendos në Shtetet e Bashkuara, dhe vazhdoi karrierën e tij akademike së pari në Universitetin prestigjioz Carnegie Mellon, ku bashkëpunoi me Profesor Edmund Clarke, dhe më pas në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit të Pittsburgh-ut, ku Andrea Gambotto dhe Louis Falo aktualisht janë angazhuar në koordinimin e një grupi studiuesish që punojnë pa u lodhur për të krijuar një vaksinë efektive për të ndaluar koronavirusin e ri Sars-Cov-2. Sipas shkencëtarit italian, vaksina - një lloj leukoplasti me disa qindra mikrogjilpëra që vendoset mbi lëkurë dhe që mund të jetë e para që do të aprovohet nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave në SHBA- ka kaluar fazën e testimit të kafshëve, duke prodhuar sasinë e antitrupave specifike të mjaftueshme për të neutralizuar koronavirusin. Një synim shumë i lakmuar në këtë moment konkurrence shkencore dhe një garë e vërtetë vaksinash që do të "shpëtojë botën". Në diskutim nuk është vetëm ruajtja e njerëzimit, por edhe interesat ekonomike dhe politike.

Sipas gazettes italiane Il Giornale, për këtë arsye, dhe për "zbulime shumë domethënëse" të kryera nga viktima në lidhje me "koronavirusin misterioz “ që shumica e opinionit publik beson se e ka prejardhjen nga Kina, pavarësisht se  ende nuk ka prova të mjaftueshme që mund të mbështesin tezën, një armë biologjike e krijuar në disa laboratorë sekret me qëllim për të gjeneruar kaos dhe shkatërrimin e disa synimeve gjeopolitike – disa agjegji të inteligjencës amerikane po kërkojnë lidhje midis kërkimit mbi Covid-19 dhe ekzekutimit brutal të studiuesit kinez. 

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

I mori 8 mln lekë pacientes me COVID te 'Shefqet Ndroqi' , Gjykata dënon me 4 vite burg për mashtrim sanitaren (EMRI)

I mori 8 mln lekë pacientes me COVID te 'Shefqet Ndroqi' , Gjykata dënon me 4 vite burg për mashtrim sanitaren (EMRI)