Lajm shpresëdhënës/ Vaksina anti-COVID e BioNTech mund të shpërndahet para vitit të ri

Lajm shpresëdhënës/ Vaksina anti-COVID e BioNTech mund të shpërndahet para vitit të ri

Foto ilustruese

TIRANË- Një dritë jeshile në betejën disa mujore me COVID-19. Vaksina anti-COVID e BioNTech mund të shpërndahet brenda vendeve të Bashkimit Europian dhe SHBA brenda vitit 2020. Sipas  drejtorit të BioNTech, Ugur Sahin kjo vaksinë mund të marrë shpejt autorizimin dhe të shpërndahet në SHBA dhe BE para vitit të ri.

"Ne mund të jemi në gjendje të dorëzojmë vaksinën në dhjetor," tha ai.

Vaksina e krijuar nga kompania Pfizer, në bashkëpunim me Biontech, deklaroi se rezultatet përfundimtare nga faza e tretë të vaksinës së saj COVID-19 tregojnë se ajo ishte 95% efektive. Prodhuesi tha se efikasiteti i vaksinës ishte për të gjitha moshat dhe etnitë dhe se nuk kishte efekte anësore të mëdha.  Efikasiteti në të rriturit mbi 65 vjeç, të cilët janë në rrezik të veçantë nga virusi, ishte mbi 94%.

Pfizer përsëriti se pret të prodhojë deri në 50 milion doza vaksinash këtë vit, të mjaftueshme për të mbrojtur 25 milion njerëz dhe më pas të prodhojë deri në 1.3 miliardë doza në 2021.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fake news: 20/11/2020 02:19

    Lajm i rremë ska vaksinë perpara muajit prill (prandaj i lamë dhe votimet në prill sepse kshu eshte loja )

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja