Vaksina antiCOVID e Modernas siguron mbrojtje ndaj varianteve të reja të virusit

 

Vaksina e Moderna është efektive kundër varianteve të reja të koronavirusit që janë shfaqur në Britani dhe Afrikën e Jugut, njoftoi kompania amerikane. Por duket se është më pak mbrojtëse ndaj variantit të zbuluar në Afrikën e Jugut dhe kështu kompania po zhvillon një formë të re të vaksinës që mund të përdoret kundër tij.

Moderna raportoi gjetjet nga një studim që përdori mostra gjaku të tetë personave që kishin marrë dy doza të vaksinës dhe dy majmunë që gjithashtu ishin imunizuar.

Varianti britanik nuk kishte asnjë ndikim në nivelet e antitrupave neutralizues - lloji që mund të çaktivizojë virusin - të prodhuar pas vaksinimit. Por me formën e Afrikës së Jugut, pati një ulje gjashtëfish të këtyre niveleve.

Moderna bashkëpunoi në studim me Qendrën e Kërkimit të Vaksinave në Institutin Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, pjesë e Instituteve Kombëtare të Shëndetit.

Përpjekjet e kompanisë vijnë në një kohë për të vënë nën kontroll format e reja të virusit. Një variant i zbuluar në Britani është rreth dy herë më ngjitëse sesa virusi i identifikuar në Kinë një vit më parë dhe studiuesit kanë filluar të dyshojnë se ai mund të jetë edhe më vdekjeprurës.

Variantet e tjera me mutacione të ndryshme janë shfaqur në Afrikën e Jugut dhe Brazil, dhe studimet paraprake në laborator sugjeruan që ato forma mund të kenë një farë shkalle rezistence ndaj imunitetit që njerëzit zhvillojnë pasi të rikuperohen nga infeksioni ose  nga vaksina e Moderna apo Pfizer-BioNTech.

Varianti britanik është gjetur në të paktën 20 shtete, por versionet braziliane dhe afrikano-jugore nuk janë zbuluar në shumë.

Duke vënë në dukje se Moderna mori 42 ditë për të prodhuar vaksinën origjinale, ai tha se kompania mund të bënte një të re pak më shpejt këtë herë.

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pjeter: 25/01/2021 16:11

    Varianti Brazilian eshte me problematik

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Durrës/ Makineria e duraluminit i mori jetën punëtorit 50-vjeçar, zbardhet dinamika! Ja çfarë e shkaktoi aksidentin

Durrës/ Makineria e duraluminit i mori jetën punëtorit 50-vjeçar, zbardhet dinamika! Ja çfarë e shkaktoi aksidentin