Në seancën e parë të këtij sesioni parlamentar më 28 janar, Kuvendi i Shqipërisë do të miratojë marrëveshjen Pfizer për vaksinën anti-COVID.
“Për miratimin e tekstit të marrëveshjes, për prodhimin dhe furnizimin, nga dhe ndërmjet Pfizer Export B.V., dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, Institutit të Shëndetit Publik, dhe ministrit të Shtetit për Rindërtimin, Autorizimin e procedurës për lejimin e hyrjes dhe administrimit të vaksinave anti-covid-19 në Republikën e Shqipërisë si dhe përdorimin e tyre në popullatë”
Kryeministri Edi Rama në fillim të vitit 2021 deklaroi se Shqipëria ka siguruar 500 mijë doza vaksine nga kompania Pfizer. Ai tha se më shumë se 10 mijë dozat e para do të mbërrijnë në javën e tretë të muajit janar ndërsa mbi 30 mijë të tjera do të mbërrijnë në shkurt.
Por procesi i vaksinimit ka filluar dy ditë më parë, për shkak se Shqipëria arriti të sigurojë dhe 975 doza të tjera. Kryeministri Rama u shpreh se ato janë dhuratë nga një vend mik, emrin e të cilit nuk e bëri të ditur.
Fillimisht ka filluar procesi i vaksinimit për kategorinë më të rrezikuar, atë të mjekëve. Ditën e parë u vaksinuan mjekët Najada Çomo, Tritan Kalo, Pëllumb Pipero dhe kryeministri Edi Rama. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në stadiumin 'Air Albania' ku bëhet vaksinimi, do të vaksinohen 60 persona në orë. Pritet që në ditët në vijim të hapen dhe qendra të tjera vaksinimi.
E.M./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Debati në PD, a duhet të kenë kandidatë në 61 bashki më 14 maj?
-
Po
66.7%
-
Jo
26%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 1017
Lajme të tjera
-
Rama intervistë për gazetën greke: Çështja e detit në Hagë, pas zgjedhjeve në Greqi
25 Mars, 13:23
-
Kurti nesër në Tiranë, takim me Ramën! Marrëveshja me Serbinë në fokus të bisedimeve
25 Mars, 12:37
-
Zgjedhjet vendore, Asambleja e PS në Vlorë zgjedh kandidatin për kryetar bashkie! Ermal Dredha, diplomati që do përfaqësojë socialistët
25 Mars, 09:50
-
Rama publikon pamjet nga ecuria e punimeve: Hapet 100% njëri nga tunelet e Llogarasë
25 Mars, 08:27
-
14 maji/ Rama 90 minuta mbledhje me kryesinë, do zyrtarizojë kandidatët! Emrat që pritet të konfirmohen
25 Mars, 07:17
-
Kreshnik Spahiu: Nesër Albin Kurti do kërkojë falje në Tiranë, që u mbyll me 'Ballkanin e Hapur' dhe u hap me 'Serbinë e mbyllur'
24 Mars, 20:03
-
Rama: Mbretëria e Bashkuar i jep 4 mld euro Shqipërisë, në dispozicion për projektet strategjike
24 Mars, 19:43
-
'France24' reportazh për ekspozitën e Ramës në Athinë: Arti në shërbim të vëllazërimit! Greqia dhe Shqipëria shpalosin miqësinë në event jo të zakontë
24 Mars, 19:36
-
Rama takohet me drejtues të kompanive më të rëndësishme të Mbretërisë së Bashkuar, diskutime mbi investime që lidhen me biznesin
24 Mars, 18:53
-
Rama përfaqësoi shqiptarët e punës, në Britaninë e Madhe
24 Mars, 17:30
-
Rama për mediat britanike: Qeveria e Sunak shprehu ‘keqardhje dhe siklet' për retorikën anti shqiptare! Kërkesa për azil? Duhet sistem vizash, njerëzit të aplikojnë lirisht
24 Mars, 14:43
-
Berisha: Ahmetaj ka udhëtuar në Londër për marrëveshje me Ramën! Ka dokumente të pakundërshtueshme se i bëri presion për inceneratorët
24 Mars, 12:33