Vaksina e gripit aplikohet të paktën 14 ditë pas asaj COVID, qytetarët: Pro dozës së tretë

Kushdo që ka kryer vaksinën kundër COVID-19 duhet të presë të paktën 14 ditë për të injektuar vaksinën kundër gripit.

"Nëse një pacient është vaksinuar ndaj COVID-19 të paktën duhet të presi mbi 14 ditë për tu vaksinuar përsëri me vaksinën e gripit. Ka pasur një interesim të lartë për vaksinën e gripit. Ne jemi në ditët e para por kemi bërë rreth 40 apo 50 në ditë vaksina", tha Besar Hysi, drejtori i Qendrës Shëndetësore nr.6.

Ky proces ka nisur prej së shtunës në Qendrat Shëndetësore.

"Në radhë të parë është vaksinimi ndaj personelit mjekësor, njëkohësisht edhe me të sëmuret kronik edhe ata persona mbi 65-vjeç pastaj duke vazhduar edhe me gratë shtatzëna apo me personat obez", u shpreh drejtori i QSH nr.6

Veç vaksinës kundër gripit, qytetarët po shfaqin interes edhe për dozën e tretë të vaksinës kundër COVID-19 që tashmë është miratuar nga Komiteti Teknik i Ekspertëve dhe do të aplikohet prej datës 1 nëntor.

Ju e keni kryer vaksinën e COVID?

Po patjetër, presim të tretën.

Do ta bëni dhe dozën e tretë?

Do ta bëjmë edhe të tretën.

Vaksinën e gripit e kryeni çdo vit?

Po çdo vit e kam bërë, ndjehem më i mbrojtur ndaj erdha.

Unë sa e bëra vaksinën e gripit. Çdo vit e kam bërë. Na ka mbrojtur se mos të na kishte mbrojtur nuk do vinim këtu.

Vaksinën kundër COVID e keni kryer?

Edhe ato i kemi bërë të dyja, presim të tretën.

Edhe ju do ta bëni dozën e tretë?

Në rast se do të jetë nevoja do e bëjmë, dy dozat e para i kam të vaksinës kineze.

Çdo vit e bëni vaksinën e gripit?

Po çdo vit, ndjehemi shumë më të mbrojtur,  mezi prisnim shyqyr që erdhën.

Vaksinën kundër COVID e keni bërë?

I kemi bërë të dyja.

Po dozë të tretë do bëni?

Patjetër po qe se do e rekomandojnë po patjetër.

Në dy javët e fundit ka pasur një rritje të infektuarve me COVID, kryesish të moshave 40-50 vjeç.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë