Vaksina e ‘Moderna’-s e sigurt! Krijon antitrupa te të gjitha grupmoshat, pak efekte anësore

Vaksina e ‘Moderna’-s e sigurt! Krijon antitrupa te të gjitha grupmoshat, pak efekte anësore

Vaksina eksperimentale antiCovid që po zhvillon bioteknikja ‘Moderna’ duket se është e sigurt dhe krijon një përgjigje imunitare në të gjitha grupmoshat, përfshirë edhe të moshuarit” – Kështu është shprehur Jacqueline Miller, një zyrtare e lartë i kompanisë.

Të dhënat nga faza e parë e provave të sigurisë së vaksinës treguan vetëm efekte anësore të papërfillshme dhe se ajo gjeneron reagimin e duhur imunitar te vullnetarët e moshave nga 18 deri në 71 vjeç

Faza e parë e testeve klinike u zhvillua në tre grupmosha: 18 deri 55 vjeç, 56 deri në 70 vjeç  dhe mbi 71 vjeç. Të gjithë morën dy doza 100mg të vaksinës 28 ditë larg nga njëra tjetra. 

Antitrupat neutralizues të aktivizuar u zbuluan në të gjithë pjesëmarrësit, përfshirë edhe ata të moshës së tretë dhe se të gjitha grupmoshat prodhonin të njëjtën përgjigje immune, një shenjë e mire kjo pasi njerëzit e moshuar shpesh kanë përgjigje më të dobëta ndaj vaksinave.

Efektet më të shpeshta anësore që u identifikuan ishin lodhja, të dridhura dhe dhimbja e kokës. Shumica e simptomave u shfaqen pas marrjes së dozës së dytë por që marrin fund brenda ditës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur