Vaksina Pfizer/BioNTech neutralizon Omicron-in me tre doza

Vaksina Pfizer/BioNTech neutralizon Omicron-in me tre doza

Vaksina Pfizer

Kompania amerikane Pfizer dhe partneri i saj gjerman BioNTech thanë sot se një regjim me tre doza i vaksinës së tyre arriti të neutralizojë variantin e ri Omicron gjatë një testi laboratorik. Pfizer/BioNTech thanë gjithashtu se ata mund të prodhonin një vaksinë kundër Omicron-it në mars të vitit 2022, nëse do ishte e nevojshme.

Sipas Pfizer/BioNTech-ut të dhënat tregojnë se varianti Omicron ishte neutralizuar me po aq efektivitet pas dozës së tretë, sikurse dy dozat kanë vepruar ndaj virusit origjinal të gjetur për herë të parë në Kinë.

“Vaksinimi i plotë me dy dozat e para dhe bërja e dozës përforcuese, mbetet mënyra më e mirë për të parandaluar përhapjen e COVID-19-s”, tha në një deklaratë shefi i Pfizer-it, Albert Bourla.

Gjetjet janë gjerësisht në përputhje me një studim paraprak të publikuar të martën nga studiuesit e Institutit të Kërkimeve në Fushën e Mjekësisë në Afrikën e Jugut. Ata sugjerojnë se një injeksion i tretë i vaksinës Pfizer/BioNTech mund të ndihmojë në shmangnien e infeksionit me Omicron.

Por sipas një analizë laboratorike të kryer në spitalin universitar të Frankfurtit në Gjermani, përgjigjia me antitrupa ndaj Omicron-it ishte e ulët edhe pas tre injeksionesh.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion