Vaksinimi anti-covid, qytetarët: Do ta bëjmë, jemi në moshë e rrezikojmë nga virusi

Me nisjen e vaksinimit anti-COVID në stadiumin “Air Albania” interesi i qytetarëve ishte mjaft i lartë. Të pyetur nga Report Tv, ato janë shprehur se nuk kanë frikë dhe  janë të gatshëm të marrin dozat. Teksa një infermiere, e cila ishte pjese e grupit të parë të të vaksinuarve këtë të hënë u shpreh se ndihet shumë mirë, teksa ju bën thirrje të gjithë qytetarëve që vaksinohen sepse sa më shumë injektime aq më pak virus do të ketë.

“Ne jemi nën moshë. Nëse do isha 75 do e bëja vaksinën”, tha një i moshuar.

“Unë jam e operuar për zemër dhe duhet ta bëj. Jam invalide, jam tek grupet e riskut. Nuk kam lëviz fare në një vit. Vetëm një herë në muaj kam dal për analizat. Nuk kam frikë fare se është e aprovuar, miratuar”, u shpreh një tjetër. 

“Do e bëj se s’bën. Unë do ta bëj edhe sikur të vdes”, tha një qytetar. 

“Për vaksinë kam ardhur. Jam 82 vjeç. Të dalim kundër të gjithëve.  E bëri kryeministri”, tha një tjetër.

Si u ndjetë pasi bëtë vaksinën? Shumë mirë. Jam infermiere. A kishit frikë? Jo! Të gjithë të të vijnë të vaksinohen. Sa më shumë të vaksinime, aq më pak do të ketë virus. Edhe shërim sa më të shpejtë të gjithë të nëmurve, u shpreh një infermiere.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidentja Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi prioritet strategjik për Kosovën

Presidentja Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi prioritet strategjik për Kosovën