Vaksinimi, Brataj publikon studimin në Lazio të Italisë dhe jep lajmin e mirë: U ul me 91% shtrimi në spital i mbi 80-vjeçarëve me koronavirus

Vaksinimi, Brataj publikon studimin në Lazio të Italisë dhe jep lajmin e mirë: U ul me 91% shtrimi në spital i mbi 80-vjeçarëve me koronavirus

Kreu i Urgjencës, Skënder Brataj

Kreu i Urgjencës, Skënder Brataj, ka dhënë sot lajmin e mirë në lidhje me efikasistetin e vaksinave kundër COVID për shmangien e shtrimeve në spital të personave mbi 80 vjeç. Në Facebook, Brataj ka publikuar të dhënat e një studimi të bërë në Lacio të Italisë, ku u përdorën vaksinat Pfizer dhe Moderna, dhe rezultoi se u shmangën 267 shtrime në spital për Covid-19.

Lazio është rajoni i parë që studion efektet e vaksinave në popullatë në grupmoshat mbi 80 vjeç me cikël të plotë vaksinimi dhe vihet re ulja e incidencës së shtrimit në spital për Covid-19, me mbi 91%.

“Rajoni i Lacios prezantoi një studim shkencor mbi efektet e fushatës së vaksinimit në grupmoshën mbi 80 vjeç. Gjatë studimit  në grupin e personave mbi 80 vjeç me një cikël të plotë vaksinimi u vunë re midis shkurtit dhe mesit të prillit vetëm 27 shtrime në spital për Covid-19,  krahasuar kjo me një grup kontrolli prej 290 persona mbi 80 vjeçar të pavaksinuar. Vaksinimi bëri të mundur shmangien e 267 shtrimeve në spital për Covid-19, të cilat përbëjnë një total prej 3.840 ditësh nëse do të shtroheshin në spital, në një periudhë mesatare vëzhgimi prej vetëm 21 ditësh. Lazio është rajoni i parë që studion efektet e vaksinave në popullatë në grupmoshat mbi 80 vjeç me  cikël të plotë vaksinimi. Vihet re ulja e  incidencës së shtrimit në spital për Covid-19, me mbi 91%”, shkruan Brataj.

Incidenca e shtrimit në spital për Covid-19 në njerëzit e vaksinuar u krahasua me incidencën e vërejtur në një grup kontrolli të përbërë nga njerëz të pavaksinuar. Në total u ndoqën 179.713 njerëz të moshës 80 vjeç e lart që kishin përfunduar ciklin e vaksinimit, krahasuar me një numër ekuivalent të kontrolleve.

Sipas studimit të publikuar nga Brataj, në grupin e njerëzve me cikël të plotë vaksinimi u vërejtën 27 shtrime në spital për Covid-19, krahasuar me 290 të vëzhguar në njerëz të pavaksinuar. Në personat mbi 80 vjeç, efikasiteti në praktikën klinike i kursit të plotë të vaksinimit me Pfizer ose Moderna në uljen e shtrimit në spital për Covid-19 ishte më i madh se 91%.

/K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e Gjykatave e Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Mbledhja e mbetjeve me orar/ Kumbaro inspektim në Mat: Rrisim gjobat për kundravajtjet mjedisore

Mbledhja e mbetjeve me orar/ Kumbaro inspektim në Mat: Rrisim gjobat për kundravajtjet mjedisore