Kryeministri Edi Rama, ka ftuar të gjithë të rinjtë mbi 18 vjeç të paraqiten me kartën e tyre të identitetit në pikën më të afërt të vaksinimit.

Rama përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, nga ku ka ndarë edhe një foto nga procesi, u shpreh se vaksinimi po ecën me ritme të shpejt në të gjithë vendin.

“Mbro shëndetin tënd”, shkruan kryeministri. 

Gjatë ditë së sotme, në orën 08:00 të mëngjesit është hapur dita e parë e vaksinimit anti-COVID, për qytetarët mbi 18-vjeç që kanë dëshirë që të vaksinohen.

Vaksinimi i hapur për çdo qytetar vijon sot dhe nesër nga ora 8:00 të mëngjesit dhe do të përfundojë në 20:00 të mbrëmjes.