Dy ditë të hapura për vaksinimin anti-COVID për qytetarët mbi 18 vjeç! Të rinjtë: Ndihemi më të mbrojtur dhe mund të udhëtojmë lirisht

Kanë nisur sot dy ditët e hapura të vaksinimit anti-COVID, për qytetarët mbi 18-vjeç që kanë dëshirë që të vaksinohen. Vaksinimi i hapur për çdo qytetar vijon sot dhe nesër nga ora 8:00 të mëngjesit dhe do të përfundojë në 20:00 të mbrëmjes.

Të rinjtë që po marrin vaksinën u shprehën se tashmë ndihen më të sigurt dhe të mbrojtur për shëndetin e tyre. Madje disa prej tyre shprehen se duke qenë të vaksinuar mund të udhëtojnë lirshëm, duke u pajisur certifikatë vaksinimi. Nismën që Ministria e Shëndetësisë shpalli të shtunën për vaksinimin e qytetarëve mbi 18 vjeç e kanë mirëpritur mbi 23 mijë qytetarë që kanë aplikuar në e-Albania për t'u bërë pjesë e procesit.

 24,040 vaksina anti-COVID kanë mbërritur në Shqipëri, një ditë më parë, ndërkohë që në total deri më tani në vend kanë ardhur 1,103,690 doza.

“24,040 vaksina anticovid sapo kanë mbërritur në Shqipëri. Në Aeroportin “Nënë Tereza” mbërritën sot 14,040 doza të vaksinës Pfizer, pjesë e kontratës së qeverisë shqiptare si dhe mbështetjes së Bashkimit Europian, ndërsa në mbrëmje mbërritën në IShP edhe 10,000 doza të vaksinës AstraZeneca, mbështetje e Qeverisë së Kroacisë për vendin tonë. 1,103,690 doza vaksine anticovid kanë mbërritur deri tani , teksa nesër nisin dy ditët e vaksinimit të hapur për të gjithë qytetarët mbi 18 vjeç”, tha Manastirliu një ditë më parë.

 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:22
COVID-19/ Taulant Balla merr dozën e parë të vaksinës AstraZeneca

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka marë sot dozën e parë të vaksinës anti COVID-19.

Balla u paraqit sot në një nga qendrat e vaksinimit në Elbasan dhe u vaksinua me vaksinën AstraZeneca. Përmes një postimi në rrjete sociale Balla u bën thirrje të gjithëve atyre që janë +18 vjeç, të shkojnë në pikën më të afërt të vaksinimit, me kartën e identitetit, pas aplikimit në E - Albania, për t’u vaksinuar e mbrojtur.

"Qendra e Vaksinimit Elbasan - Falë vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë, sot dhe nesër janë Ditët e Hapura të Vaksinimit. U paraqita dhe unë në një nga qendrat e vaksinimit në Elbasan dhe u vaksinova me vaksinën Astra Zeneca. Nëse jeni +18 vjeç, shkoni sot dhe nesër në pikën më të afërt të vaksinimit, me kartën e identitetit, pas aplikimit në E - Albania, për t’u vaksinuar e mbrojtur nga #Covid19", shkruan Balla.

Qendrat e vaksinimit janë të hapura nga ora 08:00-20:00

Ora 11:50
Vaksinimi i hapur, të rinjtë në stadiumin 'Air Albania': Zgjodhëm të vaksinohemi për të qenë më të mbrojtur dhe për të udhëtuar lehtësisht

1624960236_Screenshot1.jpg

Vaksinimi i hapur është mirëpritur nga shumë të rinj, të cilët i janë drejtuar qendrave të vaksinimit në të gjithë vendin, për të marrë dozën e tyre. Në stadiumin "Air Albania", që është edhe një nga qendrat e vaksinimit në kryeqytet, të rinjtë po vaksinohen me vaksinën kineze, Coronavac.

Të pyetur nga gazetarja e "Report Tv", Doris Sallaku, për arsyen se pse zgjodhën të vaksinohen, të rinjtë shprehen se në këtë mënyrë ndjehen më të mbrojtur, por një tjetër arsye është edhe lehtësia që kanë më pas për të udhëtuar, duke u pajisur certifikatë vaksinimi.

"U vaksinova për t'u ndjerë më i mbrojtur", u shpreh një i ri.

"Vaksinimi shkoi super fare, jam 24 vjeç, duhet të vaksinohen të gjithë", shtoi një tjetër qytetar që u vaksinua.

"Vaksinimi shkoi shumë mirë, është doza e dytë, kryesoja që e bëra është lehtësia për të udhëtuar, për këtë e bëra", tha një tjetër qytetar.

Përshtypje bën arsyeja e një 18-vjeçar, i cili tha se zgjodhi të vaksinohej sot për të mbrojtur ata persona të cilët nuk mund të vaksinohen dot për arsye të ndryshme.

"Jam 48 vjeç, zgjodha të vaksinohem edhe për të mbrojtur ata që nuk vaksinohen dot për shkak të alergjive që kanë, kështu i mbroj dhe ata", u shpreh ai.

Ora 11:11
Ka nisur vaksinimi i qytetarëve mbi 18 vjeç, mbi 4 mijë aplikime vetëm në Fier

Një i ri që po merr vaksinën

Sot dhe nesër janë dy ditët e hapura ku qytetarët mbi 18 vjeç mund të marrin vaksinën anti-COVID nëpërmjet aplikimit në e-Albania. Drejtori i Shërbimit Parësor, Ervin Hoxha tha për Report Tv se vetëm në Qarkun e Fierit ka pasur mbi 4 mijë aplikime.

Sipas tij, ka pasur një interesim të shtuar të të gjitha moshave që përfshihen në këtë fashë. Ndër të tjera Hoxha bëri me dije se po përdorin vaksinën Sinovac dhe se ka në dispozicion sasi të mjaftueshme për të gjithë qytetarët që duan të vaksinohen.

“Data 29 dhe 30 janë ditët e hapura të vaksinimit që ëshët  praktikë që ndiqet edhe në vendet e tjera të Europës. Vaksinimi do të vazhdojë nga ora 8 e mëngjesit deri në 8 të darkës non-stop për gjitha moshat qëjanë mbi 18 vjeç, pasi kanë aplikuar në e-Albania, ose nga kontakti me mjekun e familjes ose të paraqiten në pikën e vaksinimit me kartën e identitetit. Aktualisht në Fier kanë aplikuar rreth 4 mijë vetë që dëshirojnë të bëjnë vaksinimin, në të gjithë Qarkun Fier.

Ka pasur të rinj. Sapo iku një djal që ishte 20 vjeç. Ka një interes të shtuar të popullatës, por pretendojmë që të ketë një fluks më të madh në orët e pasdites, pasi janë persona që janë në punë dhe orari pas orës 4 i favorizon.

Aktualisht ne jemi duke aplikuar Sinovac. Nuk ka asnëj prolem me sasinë e vaksinave. Vaksinimi ka shkuar normalisht nuk kemi pasur efekte anësore, nuk kemi pasur problematika”, tha Hoxha për Report Tv.

Ora 09:32
Qendrat e vaksinimit të hapur, ja pikat ku duhet të drejtohen qytetarët në çdo qytet

Dita e sotme shënon nisjen e vaksinimit të hapur në vend, ku për dy ditë radhazi do të kenë mundësinë të vaksinohen të gjithë qytetarët mbi 18 vjeç, të cilët kanë aplikuar në e-Albania. Vaksinimi ka filluar nga ora 8 e mëngjesit dhe do të vijojë deri në orën 8 të mbrëmjes.

Ja qendrat e vaksinimit të hapur për çdo qytet:

Njësia vendore e Kujdesit Shëndetësor Tiranë

– Sheshi Skënderbej

– Stadiumi “Air Albania”

Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Kavajë

– Qendra Shëndetësore Kavajë

Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Durrës

– Shkolla “Jani Kukuzeli”

– Qendra Shëndetësore Shijak

Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Krujë

– Qendra Shëndetësore Krujë

– Qendra Shëndetësore Fushë-Krujë

Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Dibër

– Pallati i Kulturës Peshkopi

Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Mat

– Qendra Shëndetësore Burrel

– Qendra Shëndetësore Klos

Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Bulqizë

– Qendra Kulturore Bulqizë

Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Elbasan

– Qendra Shëndetësore nr. 4

Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Librazhd

– Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Librazhd

Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Gramsh

– Pallati i Kulturës Gramsh

– Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Gramsh

Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Peqin

– Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Peqin

Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Korçë

– Qendra Rinore Korçë

Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Pogradec

– Pallati i Kulturës Pogradec

Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Kolonjë

– Qendra Sociale Kolonjë

Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Berat

– Pallati i Kulturës Berat

Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Kuçovë

– NJVKSH Kuçovë

Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Skrapar

– Qendra Shëndetësore Çorovodë

– Qendra Shëndetësore Poliçan

Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Shkodër

– NJVKSH Shkodër

Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Malësi e Madhe

– NJVKSH Malësi e Madhe

Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Pukë

– Qendra Shëndetësore Pukë

– Qendra Shëndetësore Fushë-Arrëz

Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Kukës

– Pallati i Kulturës Kukës

– Qendra Shëndetësore Kukës

Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Has

– Qendra Shëndetësore Krumë

Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Tropojë

– NJVKSH Tropojë

– Qendra Shëndetësore Bajram Curri

Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Lezhë

– Gjimnazi “Hydajet Lezha”

Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Kurbin

– NJVKSH Kurbin

Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Mirditë

– Pallati i Sportit Mirditë

Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Vlorë

– Pallati i Sportit

Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Sarandë

– Shkolla “9 Tetori”

Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Delvinë

– Qendra Shëndetësore Delvinë

Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Fier

– Qendra Shëndetësore nr.1 Fier

– Qendra Shëndetësore nr.2 Fier

– Qendra Shendetesore nr.3 Fier

– Qendra Shëndetësore Patos

– Qendra Shëndetësore Roskovec

– Qendra Shëndetësore Cakran

Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Lushnjë

– Kinoteatri “Vaçe Zela”

Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Mallakastër

– Kinemaja e qytetit

Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Gjirokastër

– Konvikti i djemve, Lagjia “18 Shtatori”

Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Përmet

– Bashkia Përmet

Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Tepelenë

– Palestra e qytetit

M.Q.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare