Vaksinimi ndaj HPV, i detyrueshëm për 13-vjeçaret! ISHP: Aplikohet me një dozë, nuk ka efekte anësore! Gati 100% në mbrojtjen e kancerit të qafës së mitrës

Kalendarit të vaksinave të detyrueshme, tashmë për vajzat i është shtuar edhe vaksina kundër Virusit të Papilomës Humane, që shkakton kancerin e qafës së mitrës.  Kjo vaksinë, për specialisten e Institutit të Shëndetit Publik Rovena Daja, aktualisht aplikohet tek 13-vjeçaret, por nuk përjashtohet mundësia që në të ardhmen të vaksinohen edhe vajzat deri në 18 vjeç.

“Në bazë të studimeve që janë bërë në vend, mosha 13 vjeç është vendosur si mosha më perfektë  ku mund të aplikohet kjo vaksinë. Fluks ka pasur. Ka pasur kërkesa dhe nga mosha që nuk janë 13 vjeç. Ndoshta më vonë mund të krijojmë një kapje të rasteve nga 14 deri në 18 vjeç.”

Daja thotë se nevojitet vetëm një dozë e vaksinës HPV, ndërsa efektet pozitive të saj do të shihen pas 10 vitesh.

“Na mbron vajzat nga human papiloma virus që jepo kancerit të qafës së mitrës. Efektin në kancerin e qafës së mitrës nuk do ta shohim që nesër, por pas 10 vitesh.”

Vaksina kundër Virusit të Papilomës Humane ndodhet tashmë në të gjithë qendrat shëndetësore dhe do ta përfitojnë rreth 15 mijë vajza në vit.

“Fluks ka pasur. Ka pasur kërkesa dhe nga mosha që nuk janë 13 vjeç. Deri tani nuk ka efekt të pa dëshiruar. Sipas Merk, mendohet të japë skuqje.”

Virusi i Papilomës Humane transmetohet nëpërmjet rrugëve seksuale, ndaj edhe aplikimi i vaksinës HPV këshillohet që të kryhet përpara marrëdhënies së parë seksuale.

“Nuk ka efekt nëse kryhet në moshë më të madhe.”

/LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion