Vala e nxehtë godet Kanadanë, 33 të vdekur, apel për konsum uji

Vala e nxehtë godet Kanadanë, 33 të vdekur, apel për konsum uji

Fëmijët e Montrealit në një shatërvan

Rreth 33 persona kanë humbur jetën si pasojë e motit të nxehtë në Kanada në provincën e Kebekut.

Autoritetet zyrtare iu kanë bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë brenda në ajër të kondionuar dhe të konsumojnë sa më shumë ujë.

Mësohet se viktimat janë nga mosha 50 vjeç deri në 80 vjeç.

Temperaturat kanë arritur në 35 gradë, një shifër që nuk është kapur prej vitesh në Kanada.

“Po bëjmë gjithçka që kemi mundësi”, ka thënë Valeria Plante, kryebashkiakja e Montrealit.

Qyteti ka hapur tashmë pishina publike dhe hapësira publike për njerëzit që s’kanë mundësi, raporton BBC.

Temperaturat e zakonshme në Montreal në këtë kohë të vitit janë rreth 25 gradë C. temperaturat pritet të zbresin të premten, kur parashikohet të shkojnë në 24 gradë C.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë