Një valë të nxehti që ka pushtuar provincën Kanadeze të Quebecut jugor ka shkaktuar vdekjen e 18 personave.

Vala e të nxehtit, e cila filloi të premten e kaluar, konsiderohet si më e keqja që ka goditur në dekada me radhë Kanadanë. Sipas departamentit të shëndetit publik në Montreal, personat që humbën jetën nuk kishin ajër të kondicionuar në shtëpitë e tyre dhe vuanin nga probleme shëndetësore.

Qeveria kanadeze lëshoi ​​një paralajmërim tjetër duke njoftuar qytetarët se ajri i nxehtë dhe i lagësht do të vazhdojë në rajon, edhe në zonën e Ontarios, Nova Scotias dhe New Brunswicks.