“Jam duke punuar per nje botim te rradhes. Askush nuk e di, për herë të parë e them. Nuk është libri im i parë, është i dyti. Kam botuar para shumë vitesh 1 libër me poezi. Qyteti im i lindjes ndoshta e sjell në kujtesë, sepse atëherë isha në gjimnaz, shkruaja shumë, e dashuruar me poezinë me anglishten. Lexoja shumë libra dhe poezi në anglisht. Ishte diçka e rrallë për 1 gjimnazist. Nuk e di as vetë ta shpjegoj se pse rendja pas poezisë.
Tani nuk më bën përshtypje dhe e kam gjetur arsyen pse. Kur i kthehem dhe e kujtoj them se nuk ka qenë rastësi. Që e vogël jam rritur në një familje me shumë libra. Në shtepinë time në Vlorë kam pasur një bibliotekë me afro 300 libra. Një pjesë e tyre kanë shgarravinat e mia që nuk haja pa lexuar diçka. Në moshën 5 vjeç rendja pas revistave Fatosi, Ylberi dhe kur gjyshja më jepte 5 lekëshin e toronës shoqja ime shkonte te dyqani i ëmbëlsirave , ndërsa unë te revistat.”, shprehet Mezini.
E pyetur se cili është frymëzimi i saj për të shkruar Valbona na përgjigjet:
“Kam bindjen që shpirti i një poeti është shpirti i hyjnores që na dikton se çfarë duhet të ndodhë dhe përhapet në këtë dimension. Duke bërë kaq shumë pyetje ekzistencialiste në mendjen time , e kam gjetur muzën e të shkruarit dhe ajo është dashuria. Është fuqia, energjia më e madhe në univers.”
Valbona Mezini është një emër i njohur i gazetarisë shqiptare. Ajo ka qenë spikere e Televizionit Publik Shqiptar për më shumë se 10 vjet, ndërsa sot e shohim në ekranin e Scan TV, me një profil më tepër ekonomiko-financiar.
Prej disa vitesh ajo është angazhuar edhe në skenën e politikës ku mban postin Sekretare e Organizatave partnere në Partinë Demokratike.
d.c./shqiptarja.com

VIDEO











