Valbona Selimllari 'ndryshon mendje' në lidhje me imitimin e Xhemi Shehut!

Valbona Selimllari 'ndryshon mendje' në lidhje me imitimin e Xhemi Shehut!

Xhemi Shehu imiton Valbona Selimllarin në “Portokalli”. Imitim i cili është pritur shumë mirë nga publiku, por jo nga Valbona.

Kjo e fundit në një intervistë një javë më parë u shpreh se ndonëse ka parë vetëm fragmente të shkurtra nuk i pëlqen ta imitojnë.

Deklarata e saj hapi diskutime në rrjet, ndërsa së fundmi Selimllari ka folur sërish duke theksuar se nuk ka asgjë me Xhemin.

“Xhemin e kam zemër, a jeni normal?! Unë nuk kam asgjë me Xhemin. Përse duhet të kem unë diçka me Xhemin? Mua nuk më pëlqen të imitohem, por nuk e kam në marrëdhënie me Xhemin. Edhe ajo e di vetë që nuk kam asgje më të.

E para Xhemi e ka shumë të qartë që e kam shumë xhan, e dyta për të gjithë ata që janë keqkuptuar nuk kam asgjë me Xhemin. Nuk më pëlqen të imitohem se kështu është natyra ime. Unë jam natyrë që edhe shakatë pranoj me vështirësi. Unë e kam zemër se është e bukura e dheut. Madje jam e kënaqur që më imiton ajo se është kaq e bukur.”

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Dua Lipa shkëlqen në ceremoninë e ndarjes së çmimeve ‘Time 100’

Dua Lipa shkëlqen në ceremoninë e ndarjes së çmimeve ‘Time 100’