Valencia në karantinë, 35% e skuadrës e infektuar me koronavirus (VIDEO)

Valencia është klubi më i prekur në Europë nga koronavirusi. Spanjollët kanë refuzuar të bëjnë publike emrat si të lojtarëve të dalë pozitiv me COVID-19 ashtu edhe  të pjesëtarëve të stafit por ka bërë me dije se 35% e komplet skuadrës rezulton për momentin e infektuar. Nuk bëhen me dije vetëm emrat e personave të rinj që kanë rezultuar pozitiv.

Në komunikatën e publikuar të hënën në mbrëmje vonë bëhet me dije se të gjithë të prekurit në klubin e Valencias janë në gjëndje të mirë në shtëpitë e tyre dhe po ndiqen nga mjekët.

Spanjollët duket se nuk kanë dyshime për faktin se janë prekur nga koronavirusi gjatë transfertës në Milano kur u përballën me Atalantën për Champions League. Të dielën Valencia bëri me dije se në klub kishte 5 raste me COVID-19 duke publikuar madje  edhe emrat Mangala, Garay, Gaya, Camarasa dhe Juan Aliaga ndërsa konfirmon se tashmë 35% e skuadrës është e prekur./Përgatiti Andi Kapxhiu

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë