Valeri gati videoklipin: Do t’i mësoj
Encës mos trembet nga masa XXL

Valeri gati videoklipin: Do t’i mësoj<br />Encës mos trembet nga masa XXL
Ai padiskutim është një ndër meshkujt më të zhurmshëm të ekranit! Me qëllim apo jo, ai gjithmonë tërheq vëmendjen. Bëhet fjalë për Valer Kolnikaj i cili këtë herë na surprizon me në tjetër dimension të tij pas fotosesioneve hot në Bjeshkët e Klemendit.

Një videoklip boombë? Kështu do ta cilësonte Valeri goditjen e radhës, ku së shpejti premton se do të vij edhe si këngëtar, madje i gatshëm për të konkurruar edhe këngëtaret më ‘in’ në tregun muzikor.

Në një intervistë për “Shqiptarja.Com”, Valeri, mjeku nga Malësia e Madhe i bindur se do të jetë i suksesshëm dhe në muzikë, thotë se frymëzimin e ka marrë nga këngëtaret e sotme që më shumë publikojnë foto hot sesa këngë.

“Këngëtaret publikojnë më shumë lakuriqësi sesa vokal, më shumë shkundje-tundje sesa cilësi, të paktën unë i kam me cilësi të mirë dhe të certifikuar”, tregon Valeri. Ai i gatshëm për debate, ‘godet’ edhe këngëtaret më të klikuara, duke iu thënë se të bëhen gati se së shpejti do t’iu bie audienca dhe me fotoshop!
 
Jeni ndër të paktët banorë që pas reality-showt keni qëndruar me të njëjtën vëmendje. Veç profesionit si mjek, me çfarë po merreni tashmë?

Ma thonë vazhdimisht dhe ata të stafit të “Big Brother”, tetë edicione vetëm një Valer! Unë jam i lindur për ekran dhe reality-show dhe kjo kuptohet lehtë, jam shumë i kënaqur që nuk e çova dëm maksimumin e vëmendjes 100 ditor që na u dhurua nga TCH. Më vjen keq që të tjerët avullojnë aq shpejt, se fituesit humbin fare duke e çuar dëm të gjithën (qesh). Veç profesionit si mjek dhe si drejtor, vazhdimisht jam në qendër të vëmendjes me reagimet pikante  dhe setet fotografike si model që jam. Këtë vit që sapo ka nisur do të eksperimentoj e eksploroj në fushën e muzikës.
 
Pse pikërisht muzikë, ku e ke zbuluar këtë pasion?

U frymëzova nga këngëtaret e sotme që më shumë publikojnë foto hot sesa këngë, më shumë lakuriqësi sesa vokal, më shumë shkundje-tundje sesa cilësi, të paktën unë i kam me cilësi të mirë dhe të certifikuar (si model që ka përfaqësuar Shqipërinë në ‘Best Model Of The world’ në vitin 2011) dhe mua më shkojnë!
 
Mendon se do të jesh një konkurrent i fortë në muzikë, krah emrave si Enca, Era Istrefi, Kida duke tërhequr dhe audiencë?

Audiencën e kam më shumë se ato pa pasur nevojë për këngën (qesh). Konkurrent i fortë? Do të jem më shumë se kaq... Do t’i mësoj Encës që duhet të mos trembet nga masa XXL që ka  dhe t’i thotë ‘stop fotoshopit’. Erën do e bëj që të jetë esëll ndonjë herë, kurse Kidës do t’i vijnë idetë (kënga e saj ‘S’ki ide).
 
Si do të jetë kënga juaj e parë?

Kënga ime e parë do të jetë si hera e parë e çdokujt, domethënë shumë HOT!
 
Kur pritet të dalë videoklipi dhe me kë po bashkëpunoni?

Klipi do të realizohet shumë shpejt, na duhet pak koha e mirë dhe po presim. Videoklipi do jetë i realizuar nga POËER MEDIA  me Artur Hoxhaj. Është jashtëzakonisht i talentuar dhe e dua cilësinë e punës që bën. Është  studioja që realizon dhe fotot e mija, kështu që besoj e dini çfarë ju pret.
 
Pra, ju po thoni se do jetë një videoklip me skena hot?

Vetëm ‘HOT’ është shumë pak... Do të jetë bombë. Do të jetë një videoklip shpërthyes, energjik, me bukuri si vetë kënga dhe unë.


Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )
 

 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Nostalgjia e kujtimeve shqiptare vjen me Amarcord, emisioni më i ri në Report Tv

Nostalgjia e kujtimeve shqiptare vjen me Amarcord, emisioni më i ri në Report Tv