DURRËS- Një valixhe e zezë e harruar nga një pasagjer ka ngritur në këmbë policinë e Durrësit të cilët dyshonin se kishte eksploziv.
Siç duken edhe nga pamjet e siguruara nga Report Tv, policët kanë shkuar për të kontrolluar valixhen e lënë në rrugë e cila jo vetëm që nuk rezultoi e rrezikshme, përkundrazi, pati disa shishe me raki dhe ushqime.
Valixhja e zeze u gjet në mes të terminalit dhe shkaktoi panik ku mblodhi forcat zjarrfikëse, sigurinë portuale dhe forca të tjera operacionale për të rrethuar vendin.