Videoja e titulluar “Gangnam Style”, është kthyer në një sukses botëror për reperin koreanojugur Psy ( emri i të cilit është Park Jae-Sang), pasi ka arritur në 200 milionë shikime në YouTube, që kur është postuar më 15 korrik. “200 milionë shikime! Faleminderit të gjithëve!, është mesazhi i falenderimit ndaj fansave dhe mbështetësve që reperi ka shkruar në faqen e tij në Twitter. Psy, që ka pasur një boom në popullaritetin e fituar me këngën e tij, e shoqëruar me lëvizje e kërcime që simulojnë një kalorës që ndodhet mbi një rodeo, është në krye të shkarkimeve në iTunes, dyqani videomuzikal online i Apple. Të shumta prezencat e Park nëpër programe mjaft të njohura amerikane, si “Ellen Degeneres Show”, ku ka provuar që tu mësojë “kërcimin” yllit të popit Britney Spears, dhe pjesëmarrje në evente të tjera të rëndësishme, si “MTV Awards”.
/Shqiptarja.com








