Panorama mahnitëse e vijës bregdetare të Australisë është vendosur në objektivin e aparatit të fotografes 37 vjeçare Werren Keelan, e pasionuar së tepërmi pas natyrës.

Oqeani, thotë ajo, është një vend i misterit të madh, dhe me aparatin e saj është përpjekur të zbulojë këtë mister duke fotografuar mbi dhe nën sipërfaqen ujore të bregdetit të Australisë.

“Vallëzimi i dallgëve”, kështu i quan ajo imazhet që ka mundur të kapë me aparat. Disa të tjera ku dallohet në mënyrë të mahnitshme dallga në ngritje, i ka quajtur “Koka e shpendit”.

Në foto shkrihen në një panoramë unike: drita e diellit që dëpërton në ujin e kristaltë dhe ngjyrat e  tokës bregdetare. 

dallga
dallga
dallga

 Redaksia Online
 (Al.h/shqiptarja.com)