/ATSH-AFP/ - Bazat për një marrëveshje për shpëtimin financiar të Greqisë ekzistojnë, theksoi sot kryeministri francez, Manuel Valls duke shtuar se nuk duhet të ketë çështje tabu kur bëhet fjalë për një vendosje të një kalendari të ri për rimbursimin e borxhit publik grek.
"Franca është e bindur se nuk mund të marrë përsipër rrezikun për një dalje të Greqisë nga euro, ndoshta edhe për arsye ekonomike (...) por kryesisht për shkaqe politike", deklaroi ai për radion RTL.