/ATSH-AFP/ - Kryeministri francez, Manuel Valls deklaroi sot se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhej të bënin gjithçka për të riparuar marrëdhëniet e dëmtuara franko-amerikane pas përgjimeve të dyshuara të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare të tre presidentëve të fundit francezë.
"SHBA duhet të jetë e ndërgjegjshme jo vetëm për rrezikun që akte të tilla i shkaktojnë lirive tona, por edhe të bëjë gjithçka, madje shumë shpejt, për të riparuar dëmin e shkaktuar marrëdhënieve mes vendeve aleate dhe mes Amerikës dhe Francës", tha Valls para Asmablesë Kombëtare.
Skandali i përgjimeve të Agjencisë Kombëtare të Sigurisë, NSA është rikthyer edhe njëherë, pas publikimit të një sërë dokumentesh dhe raportesh teknike nga ana e "Wikileaks".
Materialet në fjalë flasin për një përgjim nga ana e NSA-së të tre presidentëve të fundit francezë.
SHBA-ja ka përgjuar, të paktën mes viteve 2006 dhe 2012, tre presidentët e fundit francez, Jacques Chirac, Nicolas Sarkozy dhe François Hollande, sipas dokumenteve të Wikileaks, zbuluar dje në mbrëmje nga e përditshmja "Liberation" dhe faqja "Mediapart".
Këto dokumente, të klasifikuara "Top-Secret", konsistojnë veçanërisht në pesë raporte të agjencisë së shërbimit sekret amerikan NSA bazuar në "përgjimin e komunikimeve". Ato ishin të destinuara për komunitetin e shërbimit sekret amerikan dhe zyrtarët e NSA-së", sipas "Liberation". Dokumenti më i fundit daton më 22 maj 2012, disa ditë pas marrjes së detyrës nga François Hollande.
Bëhet fjalë për takime sekrete destinuar diskutimeve për një dalje të mundshme të Greqisë nga eurozona. Përsa i përket, Nicolas Sarkozy, disa dokumente shpjegonin se ai shihej në vitin 2008 si i vetmi person i aftë për të zgjidhur krizën financiare. Gjermania u trondit në verë të vitit 2013 nga publikimet e ish-konsulentit të NSA-së, Edward Snowden duke mbuluar një sistem të gjerë mbikëqyrjeje të bisedave telefonike dhe komunikimeve nëpërmjet internetit të gjermanëve deri te telefoni celular i Angela Merkel.
/Shqiptarja.com