Deputeti Halit Valteri i ka kërkuar llogari ministrit Arben Ahmetaj lidhur me situatën e rindërtimit dhe se si janë menaxhuar fondet.
"Një vit më parë si sot Shqipëria provoi sinjalin shkatërimtar. Ky makth ishte vetëm shkëndija e parë e asaj që do vinte më pas. Më 26 nëntor bilanci ishte katastrofik. Mijëra njerëz u zhvendosën dhe humbën banesat e tyre.
I nderuar ministër shqiptarët preisn nga ju a keni një shifër sa janë në çadra. një dimër e kaluan në çadra. Sa fitojnë bonus qiraje dhe sa kohë do të jetë aktiv. Kemi punime me hapin e breshkës. Sa shtëpi private janë rindërtuar. a janë lëvruar fondet e konferencës së donatorëve. Kush është përgjegjësi i viktimave të pallateve që duhte të ishin shpallur të pabanueshme. A janë vënë lekët në zbatim të qytetarëve", tha Valteri.
Lajmi kryesor:
Debate në Kuvend/ Gjoni: Ç’lloj kimikatesh po përgatisni për shqiptarët? Manastirliu: Informohu para se të flasësh! Hysi: Respekt për ministren; Valteri: Mos hani atë që s'thuhet











