Valteri në Report Tv: Pas 25 prillit PS-PD bashkë kundër LSI! Lleshaj një kukull, policinë e drejton Ardi Veliu! Do kandidoj në Tiranë, do jem vetëm në opozitë

TIRANË- Deputeti i opozitës së re, Halit Valteri është shprehur i bindur se PD-PS do të bëhen bashkë pas zgjedhjeve të 25 prillit, për të dëmtuar LSI-së.

"Trekëndëshi i djallit, Rama- Basha dhe Kryemadhi, po të pyesësh 100% shqiptar 99% nuk duan t'i shohin me shumë njëri është babai i korrupsionit tjetri djali i llastuar dhe nëna e korrupsionit. Bashkëqeverisje për t'ia futur LSI besoj se do të ndodhë pas 25 prillit, me idenë për t'ia futur më të korruptuarve", tha Valteri.

I ftuar në studion e Report Tv në hapësirën e live të pasdites, Valteri hodhi akuza edhe në drejtim të ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj.

"Është i vetmi që nuk merr vesh se ca ndodh në Policinë e Shtetit, është kukull, është njeri kot që merr rrogën kot. Ai që është në krye është Ardi Veliu", tha Valteri.

Ai ka zbuluar se në zgjedhjet e 25 prillit do të kandidojë në Tiranë dhe për diçka është i bindur që do të jetë në opozitë.

"Nëse unë do kem mandat unë do jem opozitë, edhe nëse partia ime bën koalicion me një nga këta të tre, unë do jem në opozitë. Unë do të kandidojë në qarkun e Tiranës. Lëvizja jonë ka një marrëveshje që që është me lista të hapura kush merr një votë më shumë merr mandatin. S'ka rëndësi renditja në listë. Promovimin do e bëjmë aty ku kemi miq, familjarë të njohur dhe te ata njerëz që na kontaktojnë seriozisht. Ne punojmë çdo ditë, strukturat po shtohen. Njerëz të lirë e të ndershëm dhe nuk kemi ish-a. Janë njerëz të thjeshtë që te lagjja, fisi i tyre kanë respekt", tha Valteri.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kasem gahinji: 16/11/2020 19:18

    Sa i mençur budallai!zbulim gjenial-policia komandohet nga drejtori i pergjithshem i policise,jo nga ministri i brendeshem.Pra ,sejcili ne funksionin e vet.Nga i gjeti PD gjithe keta budallenj te mençur.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Dorian Teliti sulmon kryebashkiakun e PD, Fisnik Qosja: Kavaja, një qytet i vdekur

Dorian Teliti sulmon kryebashkiakun e PD, Fisnik Qosja: Kavaja, një qytet i vdekur