Nga Kongresi i partisë, Kryetari i PBDNJ Vangjel Dule ka akuzuar qeverinë se po varfëron gjithnjë e më shumë qytetarët.

Në fjalën e tij, Dule thekoi se demokracia dhe shpresa në Shqipëri gjithnjë e më shumë po tkurren teksa vijoi akuzat duke thënë se kjo qeveri e Edi Ramës se po grabit pronat në bregdetin e Jonit.

PBDNJ sipas Dules i ka qëndruar gjithmonë besnike vlerave dhe ideve të saj, nuk i është shmangur asnjëherë betejave dhe për këto ka paguar kostot. Ai theksoi se PBDNJ ka qenë gjithmonë nën agresionin e vazhdueshëm të partisë-shtet.