Zgjedhjet në Himarë/ Vangjel Tavo shpallet fitues, mund rivalin e opozitës, Petro Gjikuria me 1477 vota diferencë

 

Vangjel Tavo është shpallur fitues i zgjedhjeve të pjesshme në Himarë.Kandidati i PS fiton zgjedhjet me 1477 vota më shumë se Petro Gjikuria. 

Tavo ka marrë 5022 vota, pra 58.62%  ndërkohë Petro Gjikuria ka marrë 3545 vota, 41.38 % 

Sipas të dhënave zyrtare të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme në Himarë rezultoi 37.69 %  ku nga 23.074 votues në listë morrën pjesë në votime 8678 persona. Një pjesëmarrje me gati 800 vota më e lartë se në zgjedhjet vendore të 14 majit 2023 ku në bashkinë e Himarës votuan 7655 zgjedhës.


Lajmi kryesor:

Vangjel Tavo i PS-së, fiton me mbi 1400 vota zgjedhjet në Himarë! Kryetari i ri i bashkisë: Sot fituan himariotët! Gjikuria i mirëpritur për nënkryetar (VIDEO)


Xh.K/S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Dhunoi për vdekje bashkëshorten, arrestohet 70-vjeçari

Vlorë/ Dhunoi për vdekje bashkëshorten, arrestohet 70-vjeçari