Vangjel Tavo u zgjodh kryetar i bashkisë së Himarës, Meta: Nuk kam asnjë mesazh për të! Grabitja e pronave në jug nuk do të funksionojë

Vangjel Tavo u zgjodh kryetar i bashkisë së Himarës, Meta: Nuk kam asnjë mesazh për të! Grabitja e pronave në jug nuk do të funksionojë

Kreu i PL, Ilir Meta

Kreu i PL Ilir Meta, në një konferencë për shtyp ditën e sotme, nuk ka zgjedhur që të komentojë zgjedhjen e Vangjel Tavos si kryebashkiak i Himarës.

Vangjel Tavo vite më parë ka qenë edhe ish-deputet dhe ish- ministër i LSI, por kreu i PL zgjodhi që të mos jap asnjë koment për fituesin e zgjedhjeve të 4 gushtit në Himarë kur u pyet nga gazetarët nëse e uroi Tavon që fitoi zgjedhjet.

Meta sulmoi kryeministrin Edi Rama për konsensus për grabitjen e pronave në jug të vendit.

“Nuk kam asnjë mesazh për të, por për grabitësin e bashkisë së Himarës, për Ramën e kam një mesazh që të gjitha këmbimet dhe shkëmbimet që bënë për të fshehur aktet e rënda të tradhtisë kombëtare e për të bërë konsensus për grabitjen e pronave në jug, Dhërmi e Vuno nuk do të funksionojë”, tha ai.

I pyetur mbi programin me 5 pika të Partisë së Lirisë, Ilir Meta foli me bindje të plotë se ai është plotësisht i realizueshëm.

"Programi ynë me 5 pika është 100 për qind i realizueshëm dhe ne kemi marr modelet më të mira nga vende të tjera. Ne s'do të bëjmë tunele si ai i Llogarasë, për të cilin u fry kostoja akoma pa filluar. Nuk do bëjmë rrugë si ajo Kolonjë- Ersekë, që u shemb dhe tani gjoja është bërë, por ajo është me rrezikshmëri të madhe", tha ai.  

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Tuneli i Murrizit drejt fundit, Rama paralajmëron hapjen më 31 dhjetor

Tuneli i Murrizit drejt fundit, Rama paralajmëron hapjen më 31 dhjetor