Me krijimin e organeve të reja të Drejtësisë, shumica e qytetarëve kanë pritur edhe ndëshkimin e zyrtarëve në nivelet më të larta.
Por a duhet pritur nga SPAK që të korrigjohet edhe politika? Për analistin Lorenc Vangjeli kjo pyetje ka vetëm një përgjigje. Në emisionin ‘Kontrast’ të Report TV, ai deklaroi se është naivitet kriminal të mendosh se drejtësia e re do të ndryshonte klasën politike në vend.
Sipas tij, kjo lidhet me ndarjen e pushteteve dhe se politika ndryshohet vetëm përmes zgjedhjeve. Vangjeli tha se drejtësia godet individin apo fenomenin, por jo të bëhet pjesë e lëvizjeve politike.
“Është naivitet kriminal të mendosh se drejtësia e re, qoftë edhe ajo hyjnore, do të ndreqë apo do të ndihmojë në përmirësimin e klasës politike. Sepse bie ndesh me ndarjen e pushteteve. Do ishte më e dëmshme të ndërhynte drejtësia në korrigjimin e klasës politike, sesa një klasë politike e keqe. Drejtësia godet individin, fenomenin. Politika vetërregullohet përmes sistemit të votës dhe kjo është thelbësore.
Vetëm ata që nuk e duan këtë vend e kanë artikuluar këtë dhe e kanë besuar naivët. Jo, drejtësia dhe politika janë dy pushtete të ndara. Do të godasë për shembull ministra të caktuar dhe kjo mund të sjellë mundësinë e përmbysjes së një qeverie dhe të zgjedhjeve të parakohshme. Por nuk ka gjë më të tmerrshme sesa një drejtësi me prapavijë politike. Në Italinë e 30 viteve më përpara ndodhi një gjë e tillë, shumë më e zbutur se kjo që themi sot. Gjyqtarët heronj u shndërruan në klasë politike dhe s’e bënë Italinë as më të mirë, as më të ndershme.
Imagjinoni se çfarë mund të ndodhë në një vend të varfër si Shqipëria. Është ende shpejt, por s’është vonë për të parandaluar të ligët” – tha Lorenc Vangjeli.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
73.5%
-
Jo
22.9%
-
Nuk e di
3.6%
Vota total: 2197
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Akuzoi Majkon se ra në përgjimet e SHISH për pazare elektorale, SPAK nxjerr blof Berishën: Asnjë hetim për deputetin socialist
10 Janar, 13:26
-
I pandehur për deklarim të rremë pasurie, Dogjani kërkon pushimin e çështjes në seancë paraprake: Apartamentin e përfitova nga konsulenca, s’e pagova cash
10 Janar, 13:08
-
I fshehur në Dubai pasi akuzohet për vrasje, SPAK kërkon në GJKKO konfiskimin e pasurive të Florenc Çapjas, familjarëve dhe shokëve
10 Janar, 12:50
-
Zef Brozi: A po e mbron SPAK Sali Berishën për Aktin Terrorist Shtetëror të 21 Janarit 2011?
10 Janar, 07:43
-
Spahiu: Votuesit e PD dhe PS nuk ndikohen nga akuzat që SPAK bën për liderët e tyre politikë
9 Janar, 22:21
-
‘Frontline’/ Elezi: Berisha patericë e Ramës, të dy sulmojnë SPAK! Kulluri: Prokuroria e Posaçme po kthen besimin te institucionet
9 Janar, 21:55
-
SPAK thirri vajzën e Berishës/ Juristi Kara: Karma po i kthehet mbrapsht! Argita 'non grata' e turpi i universitetit
9 Janar, 20:26
-
Ndërhynë në dosjet e ‘Toyota Yaris’, Suel Çelës dhe 6 të tjera, caktohet gjyqtarja për ish-kryeprokurorin e Vlorës Zarka dhe 3 bashkëpunëtorët
9 Janar, 19:57
-
Mero Baze: Përpjekjet e Berishës për të vënë 'në provë' Belind Këlliçin dhe të tjerët
9 Janar, 19:51
-
GJKKO dënon 2 gra për ushtrim të ndikimit të paligjshëm, por ua fal izolimin pas gjykimit të shkurtuar (EMRAT)
9 Janar, 19:42
-
Në hetim për ndërtimin e një trotuari, SPAK kërkon pushimin e çështjes për Pjerin Ndreun
9 Janar, 19:25
-
Ylli Pata: Distanca higjenike që ka krijuar 'regjimi' i SPAK
9 Janar, 19:24