Vangjush Dako në ‘Repolitix’: Basha më sulmon se Durrësi u kthye bastion i PS

Kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Repolitix’ të drejtuar nga Denis Minga në Report Tv. Dako foli për turizmin, projektet e reja, akuzat nga opozita, por edhe mundësinë e rikandidimit për një mandat të katërt në zgjedhjet e ardhshme lokale, vitin tjetër.  Duke u ndalur te turizmi, ai theksoi se këtë sezon pritet një bum në qytetin e Durrësit, pasi janë prenotuar të gjitha hotelet, ndërsa do të ketë shumë turitë nga vendet Skandinave.

Hotelet janë të rezervuara. Ka nisur puna që në qershor. Ky sezon do të jetë më i madhi. Ky vit është 90 ditë me kapacitet të plotë, hotelet janë rezervuar, këtë vit kemi shumë turistë edhe nga vendet Skandinave, përveç tradicionalëve nga Ballkani. Ne kemi 3 mijë dhoma dhe të gjitha janë të zëna me paketa deri në fund të gushtit.

Vangjush Dako

Por pavarësisht projekteve që sipas Dakos janë realizuar në Durrës, opozita vijon që ta sulmojë. Kryetari i PD, Lulzim Basha la lëshuar akuza të forta në drejtim të kryebashkiakut të qytetit bregdetar, madje përfunduan edhe në gjyq. Megjithatë, për Dakon të gjitha kanë vetëm një arsye, faktin që sipas tij, Durrësi në një hark kohor prej 10-12 vitesh nga bastion i PD u kthye në të Partisë Socialiste.

Është shumë e thjeshtë arsyeja për t’u kuptuar arsyet që Basha sulmon. Në 2005 në Durrës PD mori 8 deputetë, kundrejt zero të PS, në 2009 mori 7, ndërsa zgjedhjet që kaloi mori 4 deputetë. Kjo tregon që PD në Durrës, nga një vend bastion që e kishte PD, sepse është qyteti i djathtë më i madh në vend, pra ia kalon edhe Shkodrës po ta kapim me vitet 1991 për votat, sot është katandisur në një parti që ka 4 deputetë nga 14, 25%. Kjo e ka alarmuar PD, që nga një qytet bastion, sot të kthehet në bastion të PS në harkun e 10 viteve, kjo e ka bërë që të jetë agresiv nga Dakos duke shpifur dhe trilluar për të më nxjerrë jashtë loje dhe që të mos jem udhëheqës politik për qarkun e Durrësit për të ndryshuar raporti i votave. E kam hedhur në gjyq për shpifjet, Shkalla e Parë në Tiranë nuk e pranoi kërkesën time se personalitetet mund të thonë edhe një fjalë më tepër duke iu referuar Gjykatës ndërkombëtarë të të Drejtave të Njeriut, ku politikanët mund të shpifin dhe nuk penalizohen, ky ishte argumenti i gjyqtares. Nuk kishte asnjë provë, që Dako ka një proces penal apo... gjyqtarja mbrojti përmes këtij arsyetimi që ‘politikanët e rëndësishëm mund të thonë ç’të duan dhe nuk mund të penalizohen’.

Vangjush Dako

Por a do të rikandidojë Dako për një mandat të katërt në bashkinë e Durrësit në zgjedhjet e ardhshme lokale të vitit 2019? Kryebashkiaku u shpreh se vendimi do të merret nga forumet e partisë, por nëse do i besohej do ta pranonte.

Unë e dua Durrësin, do të vijojmë që të punojmë deri ditën e fundit. Nëse PS do u besonte mandatin e katërt nuk do të hezitonit?

Them se jo

Vangjush Dako

Frikë nga aleanca PD-LSI dhe partitë e tjera nuk ka, pasi shprehet se PS i ka mundur edhe në 2011.

Bashkimi i një aleance të madhe kundra PS normal që nuk është ajo që ne duam, por ne kemi bërë zgjedhje edhe në 2011, kur ka qenë një bashkim i tillë dhe PS arriti që të fitojë thuajse në shumicën e bashkive, edhe në Tiranë, ku u vodhën më pas. Ne kemi të gjitha mundësitë që të fitojmë të vetëm edhe nëse do të kemi një aleancë të të gjithëve kundër nesh. Kur kemi fituar në 2011 kur ishim në opozitë dhe kishim përballë një pushtet shumë të egër, sot situata është më e qetë, zgjedhjet janë të lira, puna e madhe që ka bërë qeveria...

Vangjush Dako

INTERVISTA E PLOTE E DAKOS NE REPORT TV
Durrësi ka hapësirën më të madhe të plazhit dhe numrin e turistëve më të shumtë dhe problemet më të shumta, si po e pret Durrësi këtë sezon?
U bënë disa vite që jam në krye të bashkisë së Durrësit dhe Eksperienca e gjithë këtyre viteve na vlen për të përmirësuar punën edhe për këtë vit. Turizmi është i rëndësishëm për biznesin lokal, janë shumë aktivitete. Na presojnë për një ngritje të punës për të mbështetur këtë sektor. Edhe ky vit është më i suksesshmi, cdo vit ka pasur rritje, por ky vit është bumi më i madh, hotelet janë të rezervuara, më i lartë se vitin e kaluar. Ka nisur puna që në qershor. Ky sezon do të jetë më i madhi. Ky vit është 90 ditë me kapacitet të plotë, hotelet janë rezervuar, këtë vit kemi shumë turistë edhe nga vendet Skandinave, përveç tradicionalëve nga Ballkani.

Tradita ka qenë pushuesit nga Kosova, që zinin pjesën më të madhe të turistëve, ka ndryshuar ky trend?
Ka filluar të ndryshojë, hotelet janë kryesisht me turistë jo nga Kosova, shtëpitë e plazhit jepen personat nga Kosova. Ne u jemi mirënjohës, u kërkojmë që të vijnë në Durrës, por jemi përgatitur edhe për fluksin e ri. Ne u japim mundësi të gjithëve që të vijnë.

Kemi një shifër për turistët nga vendet nordike apo të tjera?
Ne kemi 3 mijë dhoma dhe të gjitha janë të zëna me paketa deri në fund të gushtit.

Ka ende mundësi për turistë të tjerë?
Ka nevojë për kapacitete të reja. Shumë biznese kërkojnë të hapin bizneset e tyre për të ndërtuar resorte apo hotele të vogla. Gjiri i Lalzit, një zonë e re për turizëm, jemi duke hartuar një plan për të gjithë atë zonë dhe do u japim përparësi ndërtimit të hoteleve dhe resorteve në atë zonë.

Ju keni folur për turizmin elitar edhe në 2015 dhe hotelet me 5 yje, cfarë është bërë deri tani?
Ka qenë në fokus të kemi një hotel me 5 yje në Durrës dhe pastaj me nivele më të ulta. Por duhet një qendër një pol, ka qenë e vështirë ta realizojmë, pasi duam ta kemi brenda në qytet, në Gjirin e Lalzit ka kërkesa për resorte, ka nisur puna për hotelet. Shpresojmë që të kemi një hotel me 5 yje në qendër të qytetit.

E keni menduar në qendër?
Për ti venë një emër, për të krijuar një pol, një brand, pasi tërheq jo vetëm turistët, por edhe investitorë të tjerë.

Keni kërkesa?
Kemi kërkesa për në zonën e vjetër, por jemi duke parë dhe diskutuar, së bashku me qeverinë. Janë investitorë të huaj. Shpresojmë që qeveria të japë dritën. Ne jemi duke parë zonën e Gjirit të Lalzit, zonën e Ishmit, si të re për të zhvilluar turizmin, jo vetëm atë të detit, por edhe në kodra për agroturizëm, pasi kemi potenciale të mëdha.

Ka një numër resortesh që po ndërtohen në Gjirin e Lalzit?
Ne po zgjedhim një model të ri në atë zonë, me një plan të ri urbanistik, u kemi dhënë prioritet ndërtimit të hoteleve, zonë urbane, dhe jo vetëm blloqe me vila, që nuk ofron asnjë të ardhur, por vetëm shiten disa objekte dhe do te kemi një ‘Golemizim’. Ideja jonë është një ndërtimin e një zone urbane për të rritur ekonominë për atë zonë.

Ju folët për 3 mijë dhoma, cfarë përfiton bashkia në raport me këto të ardhura?
Bashkia përfiton vetëm taksën e pasurisë, tatimi mbi pronën dhe disa tarifa si pastrimi, gjelbërimi, apo hedhjes së mbeturinave.

Është rritur punësimi?
Është rritur punësimi, në Durrës vuajmë për punëtorë. Ne sot, jemi në momentet që nuk kemi punonjës, kompani të ndryshme ofrohen të bashkia për të kërkuar mundësinë për të gjetur punëtorë. Mungojnë punëtorët e profilizuar në sektorin e shërbimeve apo sektorë të tjerë. Sezoni e rrit shumë kërkesën për punësim, kamarier, kuzhinier, etj. Jo vetëm sezonalë, por edhe për tërë vitin, pasi nuk duan që të ikin.

A ka probleme me ujin dhe energjinë?
Të gjitha qytetet turistike kanë probleme, pasi qyteti i tyre tre apo katërfishohet, rriten problemet tona si bashki, por kemi marrë të gjitha masat për t’i qëndruar sa më pranë të gjithë sektorit të turizmit. Në zonën e plazhit e kemi zgjidhur problemin e ujit të pijshëm dhe ndotjen e ujërave të zeza. E gjithë pjesa e bregdetit nuk ka më ujëra të zeza që derdhen në det, pastrohen në impiant dhe më pas derdhen të pastra në det. Kemi nisur investim për kanalizimet për ujërat e zeza në Currila dhe zonën e qytetit, përfundon në janar të vitit tjetër, që do të zgjidhë përfundimisht të gjitha ujërat e zeza, është investim i Bankës Botërore. Është i vështirë, pasi punohet në qendër të qytetit, por na zgjidh një problem të madh. Ka nisur investimi për furnizimin me ujë, një tubacion që vjen nga Fushë Miloti, në Durrës do të kemi tre herë më shumë ujë se sot nga viti tjetër. Edhe rrjeti i energjisë është i rri, nuk ka më probleme të ikjes së dritave. Kushtet janë shumë herë më të mira sesa kanë qenë.

Ju thatë ka kërkesë të madhe për ndërtime, a ka nga ata që tentojnë që të ndërtojnë pa leje?
Nuk kemi më ndërtime pa leje, investitorët seriozë duan ndërtime me leje dhe serioze, sepse edhe tregu kërkon gjëra serioze. Nuk bëhet fjalë të ndërtosh hotel pa leje në Durrës.

Ka qenë një pallat i famshëm në plazhin e Durrësit, i cili i ka përfunduar katet, e keni të qartë besoj?
Është një objekt i cili është ndërtuar jashtë territorit të vjetër të bashkisë, ka qenë me një leje 6 apo 9 kate, ka shtuar numrin e kateve, pasi erdhi në administrim të bashkisë së Durrësit janë ndërprerë punimet, kemi bërë dokumentet për ta prishur, ka pasur një dëmtim të pjesës së strukturës. Ka ndërhyrë cështja në gjykatë dhe prokurori, sot jemi në këtë gjendje, vazhdon që të ketë kallëzim penal për personin që e ka bërë dhe është në cështje gjyqësore, ky objekt që është ndërtuar në mënyrë abuzive atje.

A ka garanci te ky pallat?
Nuk jemi marrë me analizën sepse për ne ai objekt duhet të prishet

Katër katet e sipërme apo i gjithë?
Për mua duhet të prishet gjithçka që është bërë mbi lejen e ndërtimit, është një betejë ligjore që kur objekt nuk ka qenë në territorin e bashkisë dhe do të vijojë.

Ka objekte të ngjashme?
Sot ne nuk japim më leje që nga 2011 sepse nuk kemi plan rregullores të miratuar. Në 2013 u miratua plani dhe ne operojmë me planin vetëm për bashkinë e vjetër, në zonën e Manzës, Sukthit, Ishmit bashkia nuk jep leje, pasi nuk ka plan të miratuar.

Mendoni se është mbingopur Durrësi?
Padyshim unë kam qenë dakord, që ai plan të miratohet dhe të kishte këtë intensitet të ulët dhe jemi duke bërë këtë plan të ulët.

Ju keni tre vjet në një nga bashkitë më të mëdha, cfarë mund të thoni pas këtyre tre viteve, është e menaxhueshme?
Reforma territoriale ka qenë e suksesshme, u ka dhënë mundësi bashkive të mëdha të mendojnë për një zhvillim të qëndrueshëm të të gjithë zonës, për një tjetër vizion, por duke e parë edhe në aspektin e ngushtë duke kursyer para nga numri i ulët i punonjësve, 70% më pak. Nga rrogat e punonjësve të ish-bashkive që realisht nuk bënin ndonjë punë, sot kemi mundësi të investojmë.

Arrijnë shërbimet deri atje?
Shërbimet merren njëlloj si më parë dhe nuk kam asnjë ankesë, që nuk kanë më kryetar komune.

Pra ju nuk do të ishit dakord nëse PD do të kërkonte një ridimensionim të bashkisë së Durrësit?
Do të ishte dakord të merrte edhe Shijakun apo Krujën. Për një numër sa më të vogël bashkish, ka disa qarqe ku është rritur numri i bashkive, nuk ka kuptim që të kemi bashki me 30-40 mijë banorë.

Do ishit për zvogëlim të numrit 61 të bashkive?
Po

Edhe Rama e ka këtë ide?
Nuk e di

Basha ka thënë se e ka kërkesë...
Reforma territoriale nëse do të vijojë në atë linjë që u bë, mendoj që duhet të ketë më pak bashki. Pritet të shikohet nëse reforma do të prekë edhe qarqet.

Më bëri përshtypje kur thatë që do u pëlqente të qeverisnit edhe Shijakun dhe Krujën...
Nuk e thashë në atë kuptim... sa më i ulët numri i bashkive aq më i mirë i bën vendit

Cfarë po ndodh me Velierën dhe a mbyllet brenda mandatit tuaj?
I ka mundësitë të mbyllet, por kemi një betejë me shoqërinë civile, më vjen keq që gjykata e Durrësit, pasi mori vendimin nuk e zbardhi për 72 vite që ne të mos e apelonim. Kemi edhe 8 muaj që zvarritemi në dyert e gjykatave. Dosja ndodhet në Apel në Tiranë që do të trajtojë dy cështje, në themel por do të marrin vendim për të hequr masën e pezullimit që ne të vijojmë punimet. Pas atij vendimi mund të jap një përgjigje nëse do të përfundojë në kohë

Ka shkaktuar një peizash aspak të këndshëm në qytet...
Ne jemi shumë të shqetësuar për bllokimin e punimeve, ka sjellë kaos në trafik, si një varr i hapur ai objekt. Një gjyqtar i papërgjegjshëm mbajti 72 ditë pa zbardhur vendimin. Unë dua që ai objekt të përfundojë një ditë e më parë, kemi zbatuar të gjitha rregullat.

Ka pasur një shqetësim për nëntokën?
Të gjitha organet kanë arritur në përfundimin që të vijojnë punimet, rrënojat të mbulohen me xham. Organet e kanë dhënë vendimin e tyre, por beteja ligjore me gjykatën do i japë zgjidhje përfundimtare

Po nëse gjykata nuk u jep të drejtë?
Jemi të detyruar që të zbatojmë vendimet e gjykatës

Do ishte më mirë mos e kishit bërë projekt?
Jo, pasi qytetarët na kanë votuar dhe besuar kur prezantuam projektin. Kemi pasur bllokime gjatë fushatës së 2017 dhe qytetarët përsëri votuan masivisht për PS dhe Edi Ramën. Qytetarët janë pro këtij objekti, nuk është vetëm një vendim i Vangjushit. Në 2015 dhe 2017 numri i votuesve në favor të PS është rritur.

Ka projekte të reja se po hyjmë edhe në vitin elektoral?
Ne vijojmë punën normalisht. Projekte si Veliera dhe sheshi ‘Drejtësia’ janë madhore nga qeveria shqiptare, nga fondi i Rilindjes. Edhe te sheshi tjetër nuk kemi mundur të hapim kantierin, pasi kemi probleme me arkeologjinë, nuk kemi dashur të hapim një front të dytë pa u mbyllur ky. Në shtator do të rehabilitojmë shëtitoren ‘Taulantia’ por edhe shumë projekte të tjera.

Këto projekte po hapin terrenin për rikandidimin tuaj për bashkinë e Durrësit?
Projektet nuk kanë të bëjnë me fushatat elektorale, paratë që mbledhim i investojmë. Kanë impakt të qytetarët, por nuk akumulojmë para për ti investuar në vitin e fundit. Nuk marrim borxhe dhe kredi, nuk lëmë detyrime të papaguara, kemi një bilanc zero zero kur mbyllim vitin. Nuk bëjmë investime për fushatë.

Pyetjes time për një mandat tjetër?
PS ka hyrë në një proces për zgjedhjen e kandidatëve për vitin tjetër, është një proces që duhen plotësuar 28 pika dhe do të jenë forumet që do të përzgjedhin kandidatët për kryebashkiakë. Edhe unë nuk jam jashtë këtij procesi, të shikojmë si do të vendosin forumet për rikandidimin tim apo një tjetri

Pas tre mandateve a është lodhur Dako apo ka dëshirë që të kontribuojë sërish për qytetin e tij?
Lodhja, nuk bëhet fjalë, dëshira për të vazhduar punë është deri në ditën e fundit. Unë e dua Durrësin, do të vijojmë që të punojmë deri ditën e fundit

Nëse PS do u besonte mandatin e katërt nuk do të hezitonit?
Them se jo

Ndalemi te bashkëqeverisja me qytetarët, ka shumë që e cilësojnë si një fushatë, ju si e shikoni?
Për mua është një nisëm shumë e mirë, sepse është një model që bëhet për herë të parë në Shqipëri. Modelet e para i kemi parë, dhe të gjitha kanë dështuar se kanë humbur zgjedhjet. Ky model e çon qeverisjen te qytetarët.

Është populiste kjo?
Unë nuk nisem nga ana populiste, por produkti, që është shumë i mirë. Administrata ka qenë shumë e dobët, mbahet në presion kjo pjesë dhe qytetarët marrin shërbim sa më shpejt. Kjo është gjetje, që administratën ta mbash në presion.

Ju e keni këtë në administratën lokale?
Ka pasur raste edhe për një shkresë që mund të flinte në sirtar, tani është rritur shumë përgjegjshmëria. Kjo mënyrë jep produktin pozitiv

Keni marrë masa në bashki në raport me këto ankesa?
Jo, pasi i kemi zgjidhur problemet. Ata që kanë pasur probleme, shumë nuk kanë qenë për fajin tonë, por për konflikte të ndryshme.

Si po e shikoni këtë qeverisje vetëm pa LSI?
Është përgjegjësi e madhe të qeverisësh vetëm

Apo u mungon LSI?
PS kishte një mbështetje e madhe, dhe një ndër arsyet ishte se do të qeveriste vetëm

Keni qënë një nga kryetarët e bashkive të preferuar nga Rama dhe në raport me fondet, vazhdoni ende?
E keni gabim te fondet. Nëse marrim në vlerë absolute mund të jemi ndër të preferuarit, por nëse do e marrim në raport me popullsinë, bashkia e Durrësit renditet e 30 apo e 40 apo e 50 bashkie. Po të bësh edhe kursimin nga tenderimet, bashkia e Durrësit nuk është e preferuar, por e penalizuar. Në atë foto jemi në hapje të fushatës duke vizituar

E njëjta marrëdhënie me Ramën?
Po, nuk ka ndryshuar dhe nuk ka arsye që të ndryshojë

Cfarë mund të shkaktojë një bashkim i PD dhe LSI?
Bashkimi i një aleance të madhe kundra PS normal që nuk është ajo që ne duam, por ne kemi bërë zgjedhje edhe në 2011, kur ka qenë një bashkim i tillë dhe PS arriti që të fitojë thuajse në shumicën e bashkive, edhe në Tiranë, ku u vodhën më pas. Ne kemi të gjitha mundësitë që të fitojmë të vetëm edhe nëse do të kemi një aleancë të të gjithëve kundër nesh. Kur kemi fituar në 2011 kur ishim në opozitë dhe kishim përballë një pushtet shumë të egër, sot situata është më e qetë, zgjedhjet janë të lira, puna e madhe që ka bërë qeveria

Ju jeni ndër më të sulmuarit nga Basha, pse?
Është shumë e thjeshtë arsyeja për t’u kuptuar arsyet që Basha sulmon. Në 2005 në Durrës PD mori 8 deputetë, kundrejt zero të PS, në 2009 mori 7, ndërsa zgjedhjet që kaloi mori 4 deputetë. Kjo tregon që PD në Durrës, nga një vend bastion që e kishte PD, sepse është qyteti i djathtë më i madh në vend, pra ia kalon edhe Shkodrës po ta kapim me vitet 1991 për votat, sot është katandisur në një parti që ka 4 deputetë nga 14, 25%. Kjo e ka alarmuar PD, që nga një qytet bastion, sot të kthehet në bastion të PS në harkun e 10 viteve, kjo e ka bërë që të jetë agresiv nga Dakos duke shpifur dhe trilluar për të më nxjerrë jashtë loje dhe që të mos jem udhëheqs politik për qarkun e Durrësit për të ndryshuar raporti i votave. E kam hedhur në gjyq për shpifjet, Shkalla e Parë në Tiranë nuk e pranoi kërkesën time se personalitetet mund të thonë edhe një fjalë më tepër duke iu referuar Gjykatës ndërkombëtarë të të Drejtave të Njeriut, ku politikanët mund të shpifin dhe nuk penalizohen, ky ishte argumenti i gjyqtares. Nuk kishte asnjë provë, që Dako ka një proces penal apo... gjyqtarja mbrojti përmes këtij arsyetimi që ‘politikanët e rëndësishëm mund të thonë ç’të duan dhe nuk mund të penalizohen’.

Këto akuza edhe mund të ashpërsohen, ju si do të përgjigjeni?
Unë nuk para replikoj shumë me njerëzit, pasi janë shumë njerëzit që mund të shpifin, pasi nuk na duan, të merresh me të gjithë nuk ia vlen, përgjigjet do të jenë sipas rastit, por jo për ditë, që politika ngre ndaj meje. Mua në Durrës më njohin mirë, gjithë balta e Bashës, e hedh pas krahëve, më intereson ajo që thonë qytetarët dhe jo Basha.

Pra nuk keni asnjë shqetësim në lidhje me akuzat e rënda që ka hedhur Basha?
Kam dëgjuar akuza nga lloj lloj, jo vetëm nga Basha, por edhe nga qytetarë kur nuk u plotëson një tekë, kemi marrë mallkime, e kemi tejkaluar këtë fazë. Unë jam shumë i pastër dhe i qetë, janë vetëm për politikë dhe nuk kanë të bëjnë...se po ti kishin nuk ti linin pa ti nxjerrë.

Cili është objektivi i PS në zgjedhjet lokale?
Fitorja e tre bashkive, Shijaku, Kruja dhe Durrësi, kërkojmë që t’i rikonfirmojmë të tria këto bashki që kemi fituar.

Po Kavaja, humbja ishte një rrëshqitje e momentit apo keni humbur terren?
Ishte rrëshqitje e momentit, nuk u menaxhua si duhet kandidati, u ndryshuan tre në një periudhë të shkurtër, kjo bëri që qytetarët të mos kishin shumë besim te kandidati, dhe më tepër u përqendrua puna te vota për PS se për kandidatin. Mendoj që përkushtimi nuk ishte ai që duhej, shpresoj që në zgjedhjet e ardhshme bashkia Kavajë ti rikthehet PS.

Po e mbyllim me sigurinë në plazhe, javën e fundit një i ri humbi jetën në Gjirin e Lalzit, çfarë masash janë marrë?
I kemi trajnuar këta punonjësit, rojet e plazhit, por nuk funksionon si duhet me operatorët turistikë. U kemi dhënë mundësi të shfrytëzojnë rërën, por të paguajnë rojën. Nuk funksionoi vjet, shpresoj që këtë vit të funksionojë.  

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dursaku: 09/06/2018 13:23

    FIGURA ME NEGATIVE GJATE GJITHE HISTORISE ESHTE GYSH DAKO DEMOKRACIJA QE ERDHI DURRESI DUHET TE ISHTE NE QYTETET ME TE MIRA TE VENDIT DURRESI ESHTE KTHYER NE GETO PLAZHI ESHTE DEGJENERUAR KOMLET Z DAKO N Q S KE QENE NDONJEHERE NE PLAZHET E SHTETEVE TE TJERA QE KARAKTERISTIKA E NJE PLAZHI TE BUKUR ESHTE BOARDWALKU OSE SHQIP TROTUARI PER TE ECUR DHE PER XHIRON E DARKES NE PLAZHIN E DURRESIT KETE RRUGE E KANE NGRENA PALLATET PA KRITER TE NDERTUAR NE KOHEN E DAKOS DURRESI SI QYTET RRUMPALLE PA SEMAFORE PA SINJALISTIKE ME NDERTIME PA KRITERE NE DURSAKET JAPIM VOTE JO PER DAKON

    Përgjigju
  • Ali: 09/06/2018 00:35

    O Vangjush ti kujton se njerzit besojne keto qe thua ti. Eshte mese normale qe Lulzim Basha nuk fiton ne durres sepse eshte Lul Berisha me kunatin e tij Plarentin qe fitojne e vjedhin votat per ty . Se ti je nje i shitur ke keto te fortet e durresit nga frika qe ke, dhe jane ato qe te komandojne ty e ti i jep te gjithe tenderat atyre nga frika. E di gjithe durresi

    Përgjigju
  • Turisti: 08/06/2018 21:59

    A mund te me thoni sa shtreter kane keto hotele dhe te kuptojme me mire zhvillimin e turizmit.

    Përgjigju
  • Enieni: 08/06/2018 21:19

    Dmth..?! Po t vim tani skam me vende

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë