Vargjet e Migjenit/ Ja dorëshkrimet
 e rralla të poetit që ruhen në arkiv

Vargjet e Migjenit/ Ja dorëshkrimet<br /> e rralla të poetit që ruhen në arkiv
TIRANE- Në fondin personal të Migjenit në AQSH ruhet një dosje me krijimtarinë e tij origjinale, e cila mban numrin 1(170). Brenda saj janë sistemuar me kujdes 125 fletë, shumica dërrmuese dorëshkrime të tij, poezi shumë të njohura, e të tjera më pak të ndeshura në botimet tona.

Në këtë dosje,  mundet çdo studies a adhurues i Migjenit të shohë nga afër dorëshkrimet e tij, fletët, ku poeti afro 80 vjet më parë rrëshkiste dorën e tij ndërsa linte gjurmë të pashlyeshme frymëzimi. Duke kujtuar ditëlindjen e Migjenit këto ditë tetori, menduam ta sjellim për lexuesit tanë, atmesferën e këtyre dorëshkrimeve dhe një pjesë të përjetimit emocional që të krijon përballja me to.

Ndërsa shfletojmë dorëshkrimet e tij dhe materialet e tjera sistemuar në këtë dosje, kuptojmë edhe të vërtetën e trishtë të fatit të këtij poeti e të krijimtarisë së tij. Një pjesë dorëshkrimesh ruhen në një fletore të thjeshtë të periudhës së mbretërisë, një pjesë janë fletë të shkëputura dhe një pjesë (më të dëmtuarat) kanë një histori të veçantë mbijetese.

Dorëshkrimet përgatitur nga vetë Migjeni për botim me titullin “Vargjet e lira”,  i kishte pasur më parë Jordan Misja, i cili ia kishte lënë amanet Haki Llazanit nga Shkodra. Ky i fundit rezulton ti ketë  dorëzuar më 16 gusht 1956. Në dosjen e Migjenit në AQSH,  bashkë me këto dorëshkrime ruhet edhe shënimi i dorëzuesit: “Vargjet e Lira të Migjenit më janë dorzue në vitin 1941 nga dëshmori Jordan Misja dhe më ka porositë që këto vargje janë dorëshkrim i Migjenit. Haki Llazani(firma). Shkodër 16-8-1956.

Pas këtij veprimi ekipi që i ka marrë dorëshkrimet e poetit nga z. Llazani, është interesuar për materiale të tjera. Në të njëjtin shënim ka këto shtesa me laps: “duhet të ketë edhe material tjetër të Migjenit. Të shikohet në shtëpinë e Jordan Misjas e kushërijt e tij. Ç’u bë materiali i shtypur etj., pasi u pushua puna në shtypshkronjën Gutembergu…”

Po nga shënimet e kësaj dosje, mësohet se më vonë, në vitin 1961 është bërë një vërifikim i dorëshkrimeve. Një shënim sqarues vendosur në dosje thotë se në 11 nëntor 1961 ishte thirrur për ti parë dorëshkrimet e Migjenit prof.Skënder Luarasi. “U vërtetua se këto janë dorëshkrimet e tij (shkruar pastër).

Kjo vërtetohet edhe nga dorëshkrimet e tjera. Ky është vetëm fashikulli i parë. Libri u shtyp por u ndalua të shpërndahej. Kanë mbetur disa kopje”, thuhet në sqarimin e arkivuesve në vitin 1961.
Pas kwtij prezantimi tw materialeve tw kwsaj dosje, për lexuesit tanë nga këto dorëshkrime kemi zgjedhur vetëm një pjesë, të cilat i kemi zbardhur duke i qëndruar besnikë origjinalit.

VARGJET E LIRA

doreshkrime migjeni


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 18Tetor 2015

Redaksia Online
(e.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç