TIRANE-Duket se nisma e botueses Arlinda Dudaj për të përkthyer dhe botuar në gjuhën shqipe "Vargjet Satanike" i shkruar në vitin 1988, të shkrimtarit indian Salman Rushdie, nuk do të kalojë pa reagime nga besimtarët myslimanë edhe në vendin tonë. Pas deklaratës së bërë dy ditë më parë nga Dudaj, për të sjellë në shqip librin, i cili ka ngjallur reagime të forta nga myslimanët në të gjithë botën dhe madje në disa raste u ka kushtuar edhe jetën botuesve të këtij libri, "Shqiptarja.com" u interesua pranë komunitetit mysliman për të marrë një përgjigje se si do të pritej ky libër nëse do të botohej në shqip. Në fakt, zyra e shtypit e këtij komuniteti na shpjegoi se ende nuk ishin të gatshëm të jepnin një përgjigje zyrtare për këtë çështje, pasi duhet ta diskutonin, para se të dilnin me një qëndrim zyrtar në media.
ERMIR GJINISHI
Por ndryshe nga selia qendrore e komunitetit mysliman, aktivistë të njohur të myslimanizmit në Shqipëri e kanë të qartë qëndrimin që do të mbajnë ndaj këtij libri, nëse ai botohet në gjuhën shqipe. Njëri prej tyre, Ermir Gjinishi, shprehet se ai është një libër krejtësisht provokativ dhe nuk ka anjë vlerë tjetër shkencore. Gjinishi thotë se ky libër nuk duhet botuar në shqip, pasi kudo që është botuar ka krijuar probleme të mëdha. "Ai është një libër që deformon të vërtetën islame. Në Shqipëri gjenden gjithmonë shkaqe që të bëhen debate apo diskutime që nuk janë të nevojshme për Shqipërinë, por ky është problemi i tyre. Natyrisht që botimi i këtij libri nuk do të ishte diçka pozitive. Në botë ka pasur shumë reagime, nëse ju kujtohet, atëherë Irani, nxori edhe një çmim ekstra për kokën e Salman Rushdisë. Ne nuk kemi nevojë të krijojmë kështu situatash, nuk janë pozitive. Në fund të fundit pse duhet ta bëjmë?
Ai libër përveç konfliktit që mbolli në botën myslimane për shkak të pasaktësive dhe manipulimeve që i bënte librit tonë të shenjtë, nuk është se ka ndonjë vlerë shkencore të veçantë që po e drejton në kah tjetër botën. Ai është një libër krejtësisht provokativ", - ka deklaruar Gjinishi. Ndërsa pyetjes sonë se nëse "vargjet satanike" botohen në shqip, a do ketë ndonjë reagim nga komuniteti mysliman, ai i përgjigjet: Po si mendoni ju, në të gjithë vendet ku është botuar ai libër ka pasur probleme. Si mendoni ju? Nuk do të ketë probleme Shqipëri? Ai e ka dhënë kontributin e vet për krijimin e problemeve kudo që është botuar", - përfundon deklaratën e tij Ermir Gjinishi.
FORUMI MYSLIMAN
Edhe përfaqësuesit e "Forumit Mysliman Shqiptar", janë kundër botimit të këtij libri në gjuhën shqipe. Roald Hysa, një nga përfaqësuesit e këtij forumi, shprehet se ata nuk janë për reagime ekstreme, as për djegie librash, por i kërkojnë "Dudaj" që para se ta botojë të mendojë se po shkel mbi të gjithë besimtarët myslimanë dhe mund të ketë mes tyre që mund të reagojnë edhe dhunshëm.
"Normal që ne nuk jemi dakord që ky libër të përkthehet dhe të botohet në shqip. Përveç faktit që ai është një shkrimtar mediokër dhe nuk ka pasur asnjëherë asnjë lloj impakti, sepse Arlinda Dudaj e ka përkthyer Salman Rushdinë edhe më përpara. Sigurisht jo "Vargjet Satanike", por ka përkthyer një libër të tij në 2003 ose në 2004. Ai libër nuk duhet të përkthehet sepse janë shumë gjëra ofenduese që i bëhen profetit tonë, dhe njëkohësisht, në gjithë këtë qetësi dhe në gjithë këtë tolerancë të harmonisë fetare që mbizotëron në pjesën më të madhe, të bësh një botim të tillë do të thotë të prekësh ndjenjat dhe sensibilitetet e të gjithë myslimanëve. Këtu nuk e kam fjalën për ne si forum, por për të gjithë besimtarët myslimanë që jetojnë në trojet shqiptare. Ne e kuptojmë që ajo do të fitojë pikë në kurrizin tonë me botimet e veta, ashtu siç ndodhi vetëm pak kohë më parë me libra të tjerë të saj, ne e kuptojmë që kjo është pjesë e marketingut të Arlinda Dudajt, por kjo nuk është gjë hiç e ndershme", - na thotë Roald Hysa. Sa i përket pyetjes sonë që "nëse përkthehet a do të ketë reagime", ai nuk e mohon një gjë të tillë. "Reagime të natyrës ekstreme ne nuk jemi dakord. Ne nuk jemi për reagime ekstreme, por edhe ajo zonja duhet të na kuptojë. Nuk mund të shkelësh këdo që të mundesh. Ne nuk marrim përsipër të themi që nuk do të ketë reagime të tilla, ose që do ta mbrojmë atë apo do i bëjmë ndonjë gjë. Ne thjesht reagojmë me fjalën. Ne nuk jemi as për djegie të librit, ne nuk jemi inkuizicioni që të djegim librat, por as normale nuk është. Të paktën unë kështu mendoj, por ndoshta mund të ketë edhe ndonjë person që mund të ketë reagime ekstreme, nuk garantoj dot gjë", - na thotë përfaqësuesi i Forumit Mysliman Shqiptar, Roald Hysa.
(Shkrimi eshte botuar sot ne gazeten Shqiptarja.com)
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Myslimanët: Mos i botoni">