Varhelyi: Kemi rekomanduar që shtetet e BE të hapin serish kufijtë! Rama: Nuk ka pasaportë vaksinimi për ata që hyjnë në Shqipëri (VIDEO)

Komisioneri për Zgjerim në Bashkimin Evropian tha se unioni ka rekomanduar që të hapen dyert për vendet e Ballkanit që qytetarët të lëvizin lirisht.

"Shpresoj shumë që me 651 mijë dozat ne thjesht po çelim dorëzimin e këtyre dozave. Ne po punojmë që të sjellim doza të tjera. Unë shpresoj që ato të vijnë aq shpesh sa unë të mos kem kohë të vij në Shqipëri.  Ne kemi rekomanduar që shtetet anëtare të hapin serish kufijtë dhe të lejojnë edhe qytetarët e shteteve të tjera, veçanërisht nga Ballkani Perëndimor, edhe nëse nuk ka arsye themelore", tha ai.

Ndërkohë që Kryeministri Rama tha se Shqipëria nuk do të vendose asnjë kusht dhe asnjë pengesë për të gjithë ata që do të duan të vijnë në Shqipëri për një sezon turistik që do të jetë shumë më i lehtë se ai i shkuari.

"Me shumë kënaqësi po ndjek procesin e prenotimeve dhe kërkesave që vijnë në rritje nga vende të tjera për të ardhur për të pushuar në Shqipëri. Ne jemi në një situatë të admirueshme epidemiologjike, me vaksinimin kemi ecur shumë mirë. Kapacitetin e turizmit ta shfrytëzojmë sa më shumë këtë vit dhe plotësisht vitin tjetër", tha Rama.  


Lajmi kryesor:

25 prilli/ Varhelyi: Pa një Kuvend të plotë s’mund të ecet drejt BE! Rama sërish ftesë PD: Jeni të mirëpritur për të bashkëpunuar pa kushte (VIDEO)


K.T./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur